Politikë

“Aksioni opozitar, i fuqishëm”, Meta:Do njohë përmasa spektakolare në javët që vijnë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:18 - 17/08/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë konferencës për media ditën e sotme deklaroi se partia e tij do të vazhdojë të bëjë publike denoncime të lidhura me qeverinë. Sipas tij në javët në vazhdim, do të publikohen denoncime të përmasave spektakolare.

Ai shtoi se Partia e Lirisë nuk do të ndalet së bëri publike fakte derisa të vendosen para drejtësisë përgjegjësit.

“Ne do bëjmë çdo gjë për çmimet që të bien dhe kjo do ndodhë kur populli të ngrihet! Ne do vijojmë të bëjmë denoncime me fakte e prova. Jemi të qartë në objektivin tonë. Është vetëm një, Edi Rama, është kryeoligarku i Shqipërisë.

Të tjerët janë nënkontraktorë të Edi Ramës. Kush do shpërqendrohet nga objektivi kryesor, nuk bën mirë. Ora e drejtësisë po vjen. Për ta vendosur këtë sistem të kalbur përpara përgjegjësisë. Partia e Lirisë do bëjë çdo gjë. Kjo është pjesë e punës tonë të vazhdueshme.

Do të njohi përmasa spektakolare në javët që vjen. Ndërkohë, aksioni opozitar do jetë shumë herë më i fuqishëm se sa vetë denoncimet dhe faktet. Dara do i shtrëngohet çdo ditë. 10 vjet vjedhje mashtrime dhe borxhe, një poshtërim që i bëhet qytetarëve shqiptarë janë më shumë se mjaft”, tha Meta.

 

Pas