Aktualitet

Blushi:5 fakte për Ramën.Një ndërtues i ka vendosur pistoletën te gjuri për prishjen e…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:01 - 01/10/22 |
Opi Nion

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra për ndërtimet pa leje, ku e vuri theksin te drejtësia dhe mosfunksionimi i saj ka reaguar Partia e Lirisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzon kreun e qeverisë se është investitori dhe përfituesi kryesor i tyre.

Blushi ndër të tjera shkruan se Edi Rama e filloi karrierën në krye të Bashkisë së Tiranës me lejet e ndërtimit sipas parimit “një pallat, një votë”. Sipas tij kreu i qeverisë u pagëzua me nofkën “Mister 20%” pikërisht për shkak të shkak të shumës që fitonte për çdo leje ndërtimi. Ndërsa më tej ai thotë se një ndërtues i ka vendosur pistoletën tek gjuri kreyministrit për shkak të prishjes së pazareve për lejet e ndërtimit në Tiranë.

Postimi i plotë

PESË FAKTE QË DUHEN MBAJTUR MEND PËR KARRIERËN E EDI RAMËS ME KULLAT NË TIRANË.

FAKTI : Edi Rama e filloi karrierën në krye të Bashkisë së Tiranës me lejet e ndërtimit sipas parimit “një pallat, një votë”.

FAKTI : Edi Rama u pagëzua me nofkën “Mister 20%” pikërisht për shkak të shkak të shumës që fitonte për çdo leje ndërtimi.

FAKTI : Dihet botërisht se një ndërtues i ka vendosur pistoletën tek gjuri Edi Ramës për shkak të prishjes së pazareve për lejet e ndërtimit në Tiranë.

FAKTI : Në vitin 2014, OSBE e akuzoi Edi Ramën se ka një pasuri të paligjshme 200 milion euro të krijuar kryesisht nga lejet e ndërtimit në Tiranë.

FAKTI : Përgjimet e Antimafias Italiane nxorrën zbuluar Edi Ramën dhe Larvën e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, si autorët e betonizimit të kryeqytetit, duke e shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave nëpërmjet kullave, që qelben era mafie.

Edi Rama nuk është “faturino” që të përfitojë qindarka nga ndërtimet me dhe pa leje në Tiranë.

Ai është investitori dhe përfituesi kryesor!

Pas