Aktualitet

“Sot shënojmë një hap të madh si forcë e rithemeluar”, Berisha: Kërkohet ndryshim i madh



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:43 - 01/10/22 |
Opi Nion

Sikurse ishte njoftuar është mbledhur këtë të shtunë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Fjalën hyrëse po e mban kreu i PD, Sali Berisha.

Berisha u shpreh se kjo mbledhje është e rëndësishme se në PD do të miratohen rregullat në përputhje me statutin e kësaj partie për zhvillimin e primareve për zgjedhjet vendore.

Po ashtu Berisha u kërkoi demokratëve që termin “Rithemelim” ta lexojnë si një detyrim madhor të çdo demokrati për të bërë gjithçka që PD t’u paraqitet shqiptarëve mbi parimet e saj të vërteta, si një forcë e rithemeluar.

“Kjo është një mbledhje jashtëzakonisht e rëndësishme për faktin se ne miratojmë sot këtu, rregullat në përputhje me statutin e PD-së, të zhvillimit të primareve për zgjedhjet vendore dhe disa prej tyre janë të njëjta për zgjedhjet e deputetëve.
Ne sot, në përputhje me vendimet statusore, shënojmë një hap të madh si forcë politike e rithemeluar.
Unë kërkoj nga ju që termin rithemelim të mos e lexojmë në asnjë mëyrë si një meritë e jona. Termin rithemelim duhet ta lexojmë dhe kuptojmë si një detyrim madhor i çdo demokrati dhe demokrateje për të bërë gjithçka që forca jonë politike t’u paraqitet shqiptarëve mbi parimet e saj të vërteta, si një forcë e rithemeluar.
Mos harroni një gjë, detyra më kryesore e jona është të fitojmë mendjen e zemrat e qytetarëve shqiptarë. Ashtu siç ishim, nuk i fitonim, përkundrazi. Pra, kërkohet një ndryshim i madh. Proces në të cilin ne jemi sot, në mënyrë që të paraqitemi, të tregojmë vitalitetin tonë, për t’u paraqitur si një forcë vërtet e ndryshuar, si një forcë politike, e cila qëndron totalisht e përkushtuar ndaj lirisë dhe vlerave të saj për qytetarin shqiptar. Si një forcë politike, e cila del me shpejtësi dhe përfundimisht nga apatia tetëvjeçare e saj”-tha Berisha./Opinion.al

Pas