Aktualitet

Berisha: PD është larg asaj që duhet të jetë. Është urgjente ndryshimi i situatës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 01/10/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar, është ndalur te situata në PD. Gjatë fjalës së tij Berisha ka thënë se PD është larg asaj që duhet të jetë.

Ish-kryeministri ka ritheksuar në fjalën e tij se është urgjente ndryshimi i situatës.

“Ku është PD sot? Është larg asaj që duhet të jetë. Kur them PD, kam parasysh seksionet dhe grup-seksionet. Si të jenë ata, do jemi ne.

E vërteta, thelbi i PD-së para të gjithash është si të funksionojnë qelizat tona, njësitë tona, ashtu do funksionojë në thelb partia. Vjen një moment që nuk ka më konferenca shtypi, nuk ka takime me duartrokitje, ai moment është më vendimtari, ai është votimi, ai është prova e përgjithshme. Ajo betejë zhvillohet mes seksioneve.

Jemi larg. Unë duhet të jemi realist me ju. Unë kam marrë gjithë kohës informacione dhe ju garantoj se është urgjente ndryshimi i situatës. Askush të mos mendojë se mund të fitohet vetëm me makro-aktivitete. Nuk fitohet. Ato janë të domosdoshme.

Por pa kombinimin e aktiviteteve të tjera në nivel seksioni, në nivel hyrje,blloku, në çdo skaj, ne në këto kushte fitore nuk shohim.

Në vetëm rrimë duke shprehur habi për veprimet e një njeriu që vjedh përditë qytetarët dhe tallet me ta.

Çdo ditë që kalon jemi të vonuar në përballjen me të”-tha Berisha.

Pas