-U tha në Opinion

Blloku i Isuf Kalos,Zekthi: Nëse do ishte në SHBA,do i ishte hequr titulli


               Publikuar në : 22:25 - 16/09/19 |
geliano fataj

Gjatë verës libri i profesor Isuf Kalos hapi debate në publik. Libri “Blloku, mjeku personal i Enver Hoxhës”, mjeku Kalo thotë se nuk i dedikohet ish-pacientit të tij Enver Hoxhës, por Bllokut në tërësi.

Autori thotë se kjo iniciativë, nuk është as për të bërë histori shkencore apo letërsi të mirëfilltë, por është thjeshtë rrëfimi i një mjeku, që ka qenë shumë pranë personazheve të Bllokut.

Në emisionin Opinion, profesori u mundua t’iu shmangej pyetjeve për Enver Hoxhën. Këtë të hënë debati në studion e emisionit Opinion ishte pikërisht për këtë libër.
Fitim Zekthi mendon se libri ka si qëllim që ta nxjerrë Enver Hoxhën si një lider autoritar dhe të mirë. Ai shkon dhe më tej teksa thekson se nëse ky libër do të ishte shkruar nga një profesor, në SHBA apo në Angli atëherë do t’i ishte hequr titulli.

Livestream Opinion 16 Shtator 2019

Posted by Tvklan on Monday, 16 September 2019

“Libri ka dy shina, që tregon një bllok rozë. Shina e dytë është glorifikimi i krimeve të komunizmit. Enver Hoxha aty del si një lider autoritar, i mirë. Ai është profesor. Nëse në SHBA dhe Angli, do shkruante një libër të tillë do t’i ikte titulli profesor. Nuk mund të jepte mësim, nuk duhet kurrë që një person të shkruaj kështu. libri bën këtë gjë, zbukuron krimet”.

Preç Zogaj nga ana tjetër mendon se Isuf Kalo merret me pacientin në libër dhe jo me diktatorin.

“Ai e ka shkruar librin me një lloj elegance. Ai si mjeku i Enver Hoxhës, qëndron pas mjekut dhe për personazh ka pacientin jo diktatorin. Është një libër për Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën”, thotë Preç Zogaj./ Opinion.al

Pas