Aktualitet

“Po verifikojmë 7 kryebashkiakë të tjerë”, Bardhi flet për raportet PD-LSI


               Publikuar në : 22:33 - 16/09/19 |
Al Do

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka paralajmëruar publikimin e rasteve të tjera për kryebashkiakë socialistë me probleme me drejtësinë.

Në një intervistë televizive Bardhi tha se janë 7-8 kandidatë për të cilët Partia Demokratike po kryen verifikime.

“Kemi në proces verifikimi dhe 7-8 raste në kandidatë për kryebashkiakë. Kryetar Bashkie me të shkuar kriminale. Jemi në fazën e mbledhjes së dokumentacionit. Për njërën nga rastet jemi në fazën finale, në vërtetimin e informacioneve të marra”, tha Bardhi.

Bardhi foli gjithashtu për aksionin opozitar dhe marrëdhëniet me LSI-në. Ai mohoi të ketë përçarje mes PD dhe LSI. Protestat nuk do të jenë e vetmja formë e aksionit opozitar shtoi ai dhe cilësoi se ato nuk ndikojnë në procesin e negociatave pasi janë e drejtë legjitime.

“Aksioni opozitar nuk mund të jetë i përqendruar tek protestat. Nuk ka qenë një kohë e humbu kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët. Ne jemi në komunikim të vijueshëm, si me LSI dhe aleatët e tjerë. Nuk ka asnjë mungesë koherencë. Secila parti është më vete, secila ka mendimin e vetë. Do mblidhemi këtë javë për të marrë një vendim për format e aksionit politik. Protestat nuk do kenë ndikim te procesi i hapjes së negociatave, të protestosh është një e drejtë legjitime, kushtetuese. Aksioni politik s’ka lidhje me çeljen e negociatave. Sepse e shikojmë si një mundësi kontrolli”, tha Bardhi.

Veprimin e Presidentit Meta për anulimin datës së zgjedhjeve Bardhi e sheh si të ligjshëm dhe Komisionin Hetimor ndaj tij e cilësoi si tallje dhe humbje kohe.

Komisioni Hetimor për Metën një tallje dhe harxhim kohe për shqiptarët. Nuk ka shkelur kushtetutën. Meta ka vepruar në cilësinë e tij si kryetar shteti, si përfaqësues i unitetit të popullit dhe si garant i vetëm institucional. Si jurist, mendoj se ka ushtruar në mënyrë korrekte kompetencat e tij”, tha Bardhi /Opinion.al

Pas