Aktualitet

Bie fleta e votimit e Celibashit/ Kandidatët me numra dhe jo me emra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:51 - 03/04/21 |
Opi Nion

KAS ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për të identifikuar me numra dhe jo me emra kandidatët për deputetë në fletën e votimit.

Ky vendim vjen pas ankimimit që PS i bëri fletës së miratuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve për të patur identifikim me emra për çdo kandidat.

Ndërkohë KAS ka rrëzuar kërkesën e PD për formatin e fletës. Demokratët, pasi morën emrat e kandidatëve në fletë, insistuan për renditjen vertikale të subjekteve zgjedhore, por kjo është rrëzuar nga KAS.

KAS ka pranuar edhe kërkesën e Bindjes Demokratike për çështjen e logos.

Kundër këtij vendimi palët mund të bëjnë ankimim në Kolegjin Zgjedhor./Opinion.al

Pas