Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden i kërkon Netanyahut të ulen tensionet në Gaza

2021/05/19 at 7:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Biden i kërkon Netanyahut të ulen tensionet në Gaza

Presidenti Joe Biden i bëri sot thirrje Kryeministri izraelit Benjamin për “një ulje të ndjeshme të tensioneve” pas 10 ditësh luftimesh të ashpra mes izraelitëve dhe palestinezëve.


Ky është presioni më i fortë që zoti Biden ka bërë deri më tani ndaj një vendit aleat. Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë gjatë një bisede telefonike Presidenti Biden i kërkoi zotit Netanyahu që të shkohet drejt “rrugës për një armëpushim”.

Si pasojë e sulmeve ajrore izraelite të mërkurën herët në mëngjes u vranë të paktën gjashtë vetë në Rripin e Gazës dhe u shkatërrua shtëpia e një familjeje prej shumë anëtarësh. Pavarësisht presionit ndërkombëtar në rritje për një armëpushim, ushtria tha se i ka zgjeruar sulmet e saj ndaj objektivave të militantëve në jug të territorit palestinez, duke u përballur me zjarrin e raketa të vazhdueshme të Hamasit.

Një raketë paralajmëruese goditi ndërtesën ku strehohej një familje prej 40 anëtarësh pesë minuta para sulmit ajror, duke bërë që të gjithë të shpëtonin.

Ushtria izraelite tha se goditi objektivat e militantëve përreth qyteteve Khan Younis dhe Rafah.

Sulmi i fundit vjen ndërsa përpjekjet diplomatike që synojnë një armëpushim po forcohen dhe ndërsa infrastruktura e Gazës, e dobësuar tashmë nga një bllokadë 14-vjeçare, po përkeqësohet me shpejtësi. Furnizimet me medikamente mjekësore, ujë e karburant po mbarojnë në këtë territor, ndaj të cilit Izraeli dhe Egjipti kanë vendosur bllokadë pasi grupi militant islamik Hamas mori pushtetin në 2007.

Administrata Biden ka inkurajuar në mënyrë jozyrtare Izraelin të ndërpresë bombardimet e saj në Gaza. Negociatorët egjiptianë gjithashtu po punojnë për të ndalur luftimet dhe ndërsa nuk kanë bërë përparim me Izraelin, u shfaqën optimistë se presioni ndërkombëtar do ta ulte atë në tavolinë. Zyrtarët diskutuan mbi përpjekjet diplomatike në kushte anonimiteti.

Mbetet ende e paqartë nëse këto përpjekje do të japin rezultate apo sa shpejt. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli shpreson të rivendosë qetësinë “shpejt”, por nuk përjashtoi mundësinë e përshkallëzimit të mëtejshëm.

“Ne mund t’i mposhtim, dhe kjo është gjithmonë një mundësi e hapur, ose t’i sprapsim”, u tha ai ambasadorëve të huaj. “Ne jemi të angazhuar aktualisht në sprapsjen e tyre, por duhet të them se nuk përjashtojmë asgjë”.

Luftimet filluan më 10 maj kur Hamasi lëshoi raketa me rreze të gjatë veprimi drejt Jeruzalemit pas disa ditësh përplasjesh mes protestuesve palestinezë dhe policisë izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, një pikë e nxehtë për hebrenjtë dhe myslimanët. Taktikat e ashpra të policisë në këtë kompleks dhe kërcënimi për dëbim i dhjetëra familjeve palestineze nga hebrenjtë krijoi tensione.

Të paktën 219 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore, përfshirë 63 fëmijë dhe 36 gra, ndërsa 1.530 vetë janë plagosur. Ministria e Shëndetësisë në Gaza nuk thotë se sa prej tyre janë ushtarë e sa civilë. Hamasi dhe Xhihadi Islamik thonë se të paktën 20 luftëtarë të tyre janë vrarë, ndërsa Izraeli thotë se numri është të paktën 130. Rreth 58,000 palestinezë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Dymbëdhjetë vetë në Izrael, përfshirë një djalë 5-vjeçar dhe një ushtar, janë vrarë gjatë sulmeve me raketa.

Ushtria izraelite ka kryer me qindra sulme ajrore që thotë se kanë si objektiv infrastrukturën e militantëve të Hamasit, ndërsa militantët palestinezë kanë hedhur më shumë se 3,700 raketa në drejtim të Izraelit, ndërsa me qindra kanë dështuar të godasin objektivin.

Raketat e lëshuara nga Hamasi kanë goditur një numër qytetesh izraelite, përfshirë Tel Avivin, dhe kanë krijuar një problem të madh në zonat afër Gazës.

Këto janë luftimet më të ashpra që nga një luftë e vitit 2014 mes Izraelit dhe Hamasit e që kanë nxitur protesta në të gjithë botën. Ato frymëzuan palestinezët në Izrael dhe në territoret e pushtuara për t’u hedhur në një grevë të përgjithshme të martën, një veprim i rrallë kolektiv. Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, Jeruzalemin lindor dhe Gazën gjatë luftës në Lindjen e Mesme të vitit 1967, territore që palestinezët i pretendojnë për shtetin e tyre të ardhshëm./ VOA

Etiketa: BidengazaNetanyahu


Ju sugjerojmë

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK
Kronikë

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

12 Qershor, 2026 10:56 am
Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

12 Qershor, 2026 10:21 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

12 Qershor, 2026 9:53 am
Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
Kryesore

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

12 Qershor, 2026 9:24 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

12 Qershor, 2026 8:05 am
Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
Bota

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

11 Qershor, 2026 10:39 pm
Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

11 Qershor, 2026 8:27 pm
Para
53 viktima nga COVID-19 në Greqi

53 viktima nga COVID-19 në Greqi

“Gati për çdo skenar”, Izraeli nis sulmet me raketa në Liban

"Gati për çdo skenar", Izraeli nis sulmet me raketa në Liban

Basha për Berishën: Nuk ështe në formimin tim të “vras babain”

Berisha non grata nga SHBA, Basha: Thirrje për transparencë mbi çdo fakt
















TE FUNDIT

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK
12 Qershor, 2026

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zhvilluar një operacion të gjerë për goditjen e një grupi kriminal të...

Lexo më shumë

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
12 Qershor, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli nuk është palë në memorandumin e mirëkuptimit të raportuar mes Shteteve të...

Lexo më shumë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
12 Qershor, 2026

Një tentativë për vjedhje është regjistruar në zonën e Shkozës në Tiranë, ku objektiv i autorit ka qenë filiali i...

Lexo më shumë

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
12 Qershor, 2026

Në një reagim në rrjetet sociale kryedemokrati Sali Berisha bën me dije se pas një rishqyrtimi të thelluar nga DASH,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}