Aktualitet

Betohen gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor,do vlerësojnë procesin zgjedhor 2021


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 10/09/20 |
Opi Nion

Mëngjesin e sotëm janë betuar 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, që u përzgjodhën para dy ditësh. Ceremonia e betimit u zhvillua në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Anëtarët e zgjedhur janë; Sokol Ibi,  Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Emona Muci, Asim Vokshi, Gentian Medja, Esmeralda Ceka, Alma Kolgjoka.

Përzgjedhja e gjyqtarëve u bë përmes një shorti që u hodh dy ditë më parë në prani të përfaqësuesve të partive politike edhe mediave.

Pas betimit të tyre  do vendoset konstituimi i KZGJ, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor. Tetë gjyqtarët do të shqyrtojnë mosmarrëveshjet, të cilat mund të lindin mes palëve pas zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021./ Opinion.al

 

Pas