Kronikë

Tiranë/ Arrestohet një shpërndarës droge


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:34 - 10/09/20 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. 24-vjeçari shpërndante lëndë narkotike kryesisht në zonën e Laprakës

Sipas autoriteteve, i arrestuari është identifikuar me inicialet O. N., lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë. Ndërkohë, bëhet me dije se janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy persona të tjerë.

“Mbi bazën e informacioneve, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe vijuar kontrollet në zonën e Laprakës, ku kanë konstatuar shtetasit R. L. dhe E. Sh., të cilëve gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, për të cilën janë shprehur se ja shiste një shtetas i cili po qëndronte në një ndërtesë dykatëshe të pabanuar, i identifikuar më vonë nga Policia si shtetasi shtetasi O. N,”-njofton policia.

Ndërkohëm në vijim të kontrolleve në zonën përreth është konstatuar shtetasi O. N., 24 vjeç. Gjatë kontrollit të zonës ku qëndronte, Policia gjeti dhe sekuestroi 169.4 gramë lëndë të dyshuar kanabis e ndarë në doza gati për shitje si dhe 3 aparate celular./ Opinion.al

Pas