Kryesore

Beteja me koronavirusin, çfarë po ndodh brenda spitaleve Covid në Shqipëri


               Publikuar në : 11:32 - 06/05/20 |
el ida

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë, dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.

Ministria njofton se pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

Sakaq, 12 raste të reja me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit. Deri në këto momente në Shqipëri raportohen 823 persona të prekur me virusin e ri.

Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona./Opinion.al

 

Pas