Bota

“Njerëzit me aftësi të kufizuara, ndër më të goditurit nga koronavirusi”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:57 - 06/05/20 |
el ida

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, deklaroi se një miliard njerëz me aftësi të kufizuara në botë, janë ndër më të goditurit nga koronavirusi.

Gueterres kërkoi që ata të kenë qasje të barabartë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes, teksa shtoi se virusi është duke forcuar pabarazitë, me të cilat përballen këta persona.

Në disa vende, deklaroi Guterres, vendimet për racionalizimin e kujdesit shëndetësor bazohen në kritere diskriminuese, siç janë mosha ose aftësitë e kufizuara.

“Nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë. Ne duhet të garantojmë të drejta të barabarta për njerëzit me aftësi të kufizuara, që të kenë qasje në kujdesin shëndetësor”, shtoi ai.

Video-mesazhi i tij u lëshua së bashku me një raport të OKB-së, i cili thotë se njerëzit me aftësi të kufizuara përbëjnë 15% të popullsisë së botës.

Raporti nënvizon veprimet që duhen bërë, për të mbrojtur njerëzit me aftësi të kufizuara nga virusi dhe si t’u lehtësohen atyre ndikimet që mund t’iu shkaktojë distancimi fizik ose izolimi.

Raporti bën po ashtu thirrje për mbështetje të madhe dhe për angazhim politik, për të siguruar se personat me aftësi të kufizuara kanë qasje në shërbime thelbësore./Opinion.al

Pas