Kryesore

Berisha:Qeveria po sillet si pushtuese, banorët po mashtrohen



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:32 - 03/02/22 |
Opi Nion

Ish-kryemininistri Sali Berisha, në një prononcim për gazetarët ka folur lidhur me protestën e banorëve të Laprakës, “5 Majit” dhe Paskuqanit.

Berisha ka thënë se dokumenti që po iu jepet banorëve është një vetëdeklarim i tyre dhe jo marrëveshje. Ai ka thënë se ai dokument është një mashtrim.

“Drama që zhvillohet sot në Tiranë ndaj të cilëve qeveria sillet si pushtuese, është dramë që ka në bazë vjedhjen dhe mashtrimin. Unë kam studiuar me vëmendje dokumentin që u ofrohet banorëve. Është absolutisht fund e krye mashtrim. Ai nuk përbën marrëveshje, pro thjesht një akt vetëdeklarimi para noterit. Ndërkohë që një marrëveshje mes palëve kërkon firmën e të dy palëve dhe noterizimin e këtij dokumenti. Kërkon firmën e titullarit, Lal Plehut, ose personit të autorizuar”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas