Aktualitet

Protesta vijon para ambasadës së SHBA, protestuesi: Kërkojmë ndihmë edhe nga BE



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:49 - 03/02/22 |
Opi Nion

Banorët e 4 zonave në kryeqytet, të Laprakës, Pakuqanit, Kodrës së Priftit dhe “ 5 Majit” po vijojnë protestën e tyre kundër prishjes së banesave.

Fillimisht protesta  nisi para parlamentit,  në të cilin sot po zhvillohet seanca plenare e radhës ndërsa më pas ata kanë marshuar drejt ambasadës amerikane.

Protestuesit janë devijuar nga policia, e cila ishte krijuar në një gardh por sërish ata kanë qëndruar para traut të ambasadës së SHBA.

“Ne do të adresojmë vetëm problemin tonë. Do të kërkojmë nga përfaqësia amerikane për të drejtën tonë. Do të kërkojmë dhe ndihmë nga përfaqësia e BE, që në fund të na njihen pronat. Këto janë kërkesat tona. Kush ka pakënaqësi të mos i shfaqë, ti mbajë për vete. Kemi marrë leje për të shkuar”, tha një prej protestuesve.

“Jam banor i rrugës ‘5 maji’. Shtëpia ime është prishur ndër të parat. Parlamentit i kërkojmë që të bisedojë me bashkinë, të bëjë një ndërmjetësim dhe të na lidhë një kontratë të ligjshme, jo kontratë të njëanshme, që thotë na dhuro shtëpinë dhe unë të premtoj. Në kërkojmë që deputetët të ndërmjetësojnë për një kontratë të ligjshme. Bonusi i qirasë është qesharak. E kam marrë me qira 250 mijë lekë. Presim të reagojnë”, tha një banor.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe deputetët demokratë, përkrahës të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në mbështetje të banorëve kanë qenë deputetët, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi./Opinion.al

Pas