Politikë

Berisha publikon videon e Gjiknurit: Çunat e Londrës të legalizojnë paratë…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:11 - 27/06/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se ligji për amnisti fiskale po përdoret nga qeveria për të pastruar paratë e bandave.

Berisha ka postuar në “Facebook”  një video nga takimi i sekretarit të përgjithshëm të PS-së Damian Gjiknuri në Britani ku flet për legalizimin e parave të emigrantëve duke i quajtur ‘çunat e Londrës’.

POSTIMI I BERISHËS

Bie maska e ligjit për amnistinë fiskale!
Të dashur miq, ajo që duhet të ishte “qeveria e popullit” është bërë “qeveria e çunave”.
Në fillim, Damiani u kap në përgjime duke mbledhur “çunat problematik” për të zhvatur zgjedhjet. Tani u thotë “çunave të Londrës” që, sipas tij i kanë bërë paratë me “siklete” (e dini vetë ju…), që të vijnë e t’i legalizojnë në Shqipëri.

Kjo është amnistia fiskale e propozuar nga qeveria, që u denoncua si farsë dhe qëllimzezë nga Partia Demokratike, nëpërmjet një rruge të njohur, të çelur nga Rilindja: të abuzojmë me çdo gjë të ligjshme dhe të amnistojmë çdo gjë të paligjshme./ Opinion.al

Pas