Politikë

“PD ka probleme me grupin parlamentar “,Këlliçi: Agjenda e Alibeajt është absurde



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:34 - 27/06/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka folur lidhur me situatën brenda partisë, duke thënë se ajo është e bashkuar në bazë, por problemi i saj është tek grupi parlamentar.

gjatë një interviste televizive, deputeti thotë se është një agjendë politike absurde ajo që po ndjek Enkelejd Alibeaj duke thënë se po bën vetëvrasje politike.

“Problemi i vetëm i partisë është me grupin e saj parlamentar, që ka një agjendë absurde politike. Nuk e kuptoj agjendën e zotit Alibeaj apo atyre që janë të pavendosur. Nuk e kuptoj se ku duan të shkojnë me këtë qasje që kanë dhe se cilën parti politike përfaqësojnë ata. Që një politikan të mos i përgjigjet vullnetit të forcës politike që e mbështet, kjo është vetëvrasje politike. Kjo është një problematikë që nuk po merr zgjidhje dhe unë nuk e shpjegoj dot se kujt i shërben sot ky fraksion në PD. Unë e di që kjo sjellje i shkon për shtat Edi Ramës, por nuk e kuptoj dot nga ana politike se si këta individë nuk e kuptojnë që të gjitha llogaritë me demokratët i kanë të zeruara”, tha Këlliçi.

Pas