Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha për Dumanin: Vila e ndërtuar në vitin 2000, tokë bujqësore në vitin 2004

2026/05/18 at 11:13 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha për Dumanin: Vila e ndërtuar në vitin 2000, tokë bujqësore në vitin 2004

Kreu i Partisë Demokratike, pas daljes nga SPAK të hënën, theksoi se Altin Dumani “ka mashtruar gjithçka lidhur me vilën ku banon”.


“Tani, shënimi që lashë: Altin Maneku Troplini Hajri shtohet edhe mbiemri Vila. Sot shqiptarët do mësojnë se ai që ka kryesuar këtë institucion, është një pare-larës i shpifur, është një mashtrues ordiner, është një delinkuent i vërtetë sipas dokumenteve të këtij shteti. E kam denoncuar vite më parë dhe për fat të keq ka arritur të kapërcejë i palagur, ndonëse siç do faktohet këtu, ky është një mashtrues i shpifur. Vetingu i tij është një proces i rremë, i turpshëm, i dokumentuar. Herën e kaluar unë u tregova se si Altin Dumani në veting ka deklaruar se ka blerë apartament dhe zyrë me vlera disa herë më të ulëta se vlerat e tregut nga Andon Pango që shiste disa herë apartamentet. Dhe se si Altin Troplini, Altin Dumani i dërgonte mashtruesit Pango që është i dënuar me 6 vite, badigardin e tij nga shteti jo privati, për të terrorizuar dhe nxjerrë njerëz nga shtëpia e banimit sepse mashtruesi Pango i dënuar nga gjykata ua kishte shitur të tjerëve apartamentin e tij”, tha Berisha.

“Por, sot unë jam këtu për një denoncim tjetër, një denoncim të ri, i cili fakton se Altin mashtruesi, Altin Troplini, ka mashtruar gjithçka lidhur me vilën ku banon. Ky njeri që kryeson vetingun tani është i padenjë për asnjë funksion përveçse në bankën e akuzës. Sot do t’ju tregoj për vilën ku banon Altin Troplini, të cilën në qoftë se ju bëni një kontroll të intervistave të tij, ai thotë se në atë vilë unë banoj me qira. Dhe se me dokumente shtetërore kanë deklaruar se vila është ndërtuar pothuajse e tëra para martesës së Troplinit me Ariklën, zonjën e tij aktuale bashkëshorte në mënyrë që askush të mos mund të lidhë ndërtimin e vilës me dhëndrin. Pra, Altini është bërë dhëndër aty në atë familje pasi kishte përfunduar vila. Dhe po të thoshte ndonjëri nga ju që vila u ndërtua me paratë e Altinit, do të thoshin se ky është një mashtrim pasi Altini është bërë dhëndër pas përfundimit të vilës. Kur u bë vetingu i Altin Troplinit, prindërit e bashkëshortes paraqitën një deklaratë noteriale 1516 numër 432 datë 15.06.2019. Prindërit e gruas së tij deklarojnë se paratë për ndërtimin e vilës i kanë marrë nga misionari Graham Bel përgjatë viteve 1999-2003. E kuptoni ju, bamirësi i madh, si puna e Rrapush Xhaferrit? Pra, i kanë marrë gjatë këtyre viteve afro 45 mijë paund”, shtoi Berisha.

Më tej, kreu demokrat tha se “vila e ndërtuar në vitin 2000 rezulton tokë bujqësore në vitin 2004”.

“Shtëpia ka filluar të banohet, kishë sipas Dumanit, nga familja Pango që prej vitit 2000. Mbajeni mend. Por çfarë thonë dokumentet e shtetit, të kadastrës, të lagjes, të legalizimit? Çfarë tregojnë? Vila që pretendohet se u ndërtua në vitin 2000, dokumentet thonë se është në tokën e familjes Çullhaj, zotit Gëzim Çullhaj, të cilët kanë bërë kontratë noteriale numër 8845 602 me datën 24.09.2004. Kontratë noteriale me familjen Çullhaj për shitjen tek Jorgo Pangos të tokës bujqësore prej 307 metër katrorë, e cila figuron në kadastër tokë arë e lirë në vitin 2004. Pra, Dumani e deklaron ndërtesën të ndërtuar në vitin 2000, madje edhe të shndërruar në faltore ku luteshin dhe paguanin para çifti anglez, Bel dhe bashkëshortja, në një kohë kur në vitin 2004, toka ishte arë. Dhe jo vetëm nga zoti Gëzim Çullhaj, por kryetari i njësisë bashkiake numër 6, Irfan Dashi, në shkresën e vitit 2004, deklaron se vërtetojmë se zoti Gëzim Çullhaj është pronar i një sipërfaqeje prej 307 metra, e cila është e regjistruar në zonën kadastrale 331 dhe aktualisht, thotë kryetari i bashkisë, është sipërfaqe e lire”, u shpreh Berisha.

 



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

Zgjedhjet në PD/Salianji ankimon në PD përjashtimin:Vendimi të shpallet i pavlefshëm

Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaza

Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaza

Ndalohen burrat dhe fotografitë, Dubai hap plazhin e parë në botë vetëm për gra

Ndalohen burrat dhe fotografitë, Dubai hap plazhin e parë në botë vetëm për gra
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}