Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në PD/Salianji ankimon në PD përjashtimin:Vendimi të shpallet i pavlefshëm

2026/05/18 at 12:46 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

Vetëm 5 ditë nga zgjedhjet e 23 majit për kreun e PD, ish-deputeti Ervin Salianji ka ankimuar në organet e partisë vendimmarrjen për përjashtimin e tij nga gara. Në ankimin drejtuar kryesisë së PD dhe Komisionit të Apelimit,  Salianji e quan të pavlefshëm vendimin për përjashtimin e tij dhe në shkelje të statutit. Ish-deputeti argumenton se KOKOE, me një logjikë të kohës së diktaturës, nuk e ka marrë fare në shqyrtim kërkesën e tij për të garuar përballë Sali Berishës më 23 maj. Salianji sqaron se ndonëse përfaqësueist e tij nuk u lejuan që të dorëzojnë dokumnetet e aplikimit në seli, ato u dërguan përmes postës elektronike por nuk ka pasur asnjë vendimmarrje për kërkesën e tij.


“Një vendim absolutisht i pavlefshëm dhe në kundërshtim të hapur me Statutin e PDSH-së si dhe më çdo parim kushtetues në një sistem demokratik. Ky vendim ka shkelur haptazi dispozitat e nenit 9 dhe 10 dhe jo vetëm të Statutit të PDSH-së ku me një logjikë primitive dhe mbetje e kohërave të diktaturës të cilat demokratët i kanë hedhur në plehra që përpara 36 viteve nuk ka marrë në shqyrtim kandidaturën time duke mos u shprehur fare as për ekzistencën e saj”, thotë Salianji.

Ai kundërshton gjithashtu deklaratat e sekretarit ligjor të PD-së, Ivi Kaso, i cili është shprehur se Salianji nuk plotëson kriteret për kandidim pasi nuk është më anëtar i partisë për shkak të pretendimeve për lidhje të papërshtatshme me persona të krimit të organizuar. Salianji i mohon këto akuza dhe kërkon që çdo pretendim ndaj tij të bëhet publik dhe të mbështetet me prova, duke theksuar se nuk ekziston asnjë vendim i zbardhur për përjashtimin e tij, në mënyrë që ta ankimojë.

“Dispozita e relatuar më sipër referon qartë që nëse një masë e tillë është marrë ajo do të duhet të më ishte komunikuar mua dhe në bazë të këtyre dispozitave do të duhem ti drejohem KAVS për të shqyrtuar këtë vendimmarrje të prezupozuar të Kryesisë së PDSH-së. Në dijeninë time nuk ka asnjë vendim të marrë nga ana e Kryesisë së PDSH-së për një masë disiplinore ndaj meje dhe aq më pak atë të përjashtimit. Siç dhe referon dispozita e nenit 24 të Statutit një masë disiplinore mund të merret vetëm në rast se veprimet e anëtarit cenojnë disiplinën e brendshme të PDSH-së apo dëmtojnë interesat elektoral të saj. Nëse të fitosh në çdo beteje elektorale që më është ngarkuar konsiderohet si cënim i interesave elektoral të PDSH-së atëherë unë e pranoj këtë “përgjegjësi” por përsëri do të vazhdoj të fitoj çdo beteje elektorale për llogari të PD-së”, thuhet në ankim.

Në kërkesën e tij, Salianji ka ngritur gjithashtu pretendime për procesin zgjedhor në PD, duke argumentuar se kandidimi i Sali Berishës bie ndesh me statutin e partisë, pasi duke iu referuar nenit të ashtuquajtur “Basha”, mandati i kryetarit ka përfunduar pas zgjedhjeve të vitit 2025 dhe nuk lejohet rikandidimi.

“Sali Berisha i ka përfunduar mandati që në datën 04.09.2025 datë e cila përkon dhe më certifikimin përfundimtar të rezultati zgjedhor me anë të Vendimit me Nr. 34 të Komisionit Rregullator dhe të Vendimit Nr.30 datë 04.09.2025 të Kolegjit Zgjedhor dhe të njohur me veprime konkludentë nga ana e PDSH-së”, thuhet në ankim.

Salianji kërkon nga Kryesia dhe Komisioni i Apelimit që të shpallin të pavlefshëm vendimin për përjashtimin e tij nga gara dhe konstatimin e pavlefshmërisë së vendimit për përjashtimin e tij si anëtar Kryesie.



Ju sugjerojmë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
Aktualitet

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

17 Korrik, 2026 9:32 pm
Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
Sport

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

17 Korrik, 2026 9:26 pm
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
Bota

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

17 Korrik, 2026 8:32 pm
Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës
Bota

Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës

17 Korrik, 2026 7:32 pm
Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit
Sport

Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit

17 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA
Bota

Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA

17 Korrik, 2026 4:31 pm
Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit
Sport

Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit

17 Korrik, 2026 2:31 pm
Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç
Bota

Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç

17 Korrik, 2026 2:23 pm
SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
Bota

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

17 Korrik, 2026 1:40 pm
Para
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaza

Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaza

Ndalohen burrat dhe fotografitë, Dubai hap plazhin e parë në botë vetëm për gra

Ndalohen burrat dhe fotografitë, Dubai hap plazhin e parë në botë vetëm për gra

VIDEO/ Përplasen dy avionë luftarakë amerikanë, shpëtojnë anëtarët e ekuipazhit

VIDEO/ Përplasen dy avionë luftarakë amerikanë, shpëtojnë anëtarët e ekuipazhit
















TE FUNDIT

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
17 Korrik, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka publikuar të dhëna mbi ecurinë e hyrjeve të shtetasve të huaj...

Lexo më shumë

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
17 Korrik, 2026

Kombëtarja e Futbollit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do...

Lexo më shumë

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
17 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë dita e 48-të e tubimit. Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë ku kanë...

Lexo më shumë

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
17 Korrik, 2026

Pamjet e publikuara me dron nga zjarrfikësit e Madridit të premten tregojnë pasojat e zjarrit pyjor që detyroi evakuimin dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}