Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Pasuria e Ramës është 16 fishuar, është koha të hetohemi

2024/03/17 at 9:03 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Pasuria e Ramës është 16 fishuar, është koha të hetohemi

Në daljen e tij të radhës nga dritarja e banesës, Berisha ka ftuar kryeministrin Rama në ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar pasuritë e secilit prej tyre. Berisha tha se në 10 vite Kryeministër pasuria e Ramës është 16 fishuar.


“A mund t’i thuash ti qytetarëve, si tu 16-fishuan ty pasuritë në 10 vite kryeministër. Nga të bien ty, nga qielli të bien ty këto pasuri. Edi Rama është koha të hetohemi”, tha ndër të tjera Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës

Siç thotë populli që shkon gjuha ku dhemb dhëmbi, edhe atij sot i shkoi gjuha te dhëmbi i kalbur.

Po ju rikujtoj çfarë tha sot, se natyrisht boshti i përroit të tij psikik, aksi i përroit të tij psikik është Sali Berisha, vetëm Sali Berisha.

Miq!

Sali Berisha për Edi Ramën është i gjithëfuqishmi, është fundi i tij, ndaj dhe sot u tha anëtarëve të kupolës së krimit se ata që numërojnë udhëtimet e mia me çarter dhe bërtasin për miliona euro të shpenzuara, edhe pse sot shpenzimet e mia janë më pak se ato të paraardhësit tim.

Le të ndalemi pak këtu miq!

Nëse të ka mbetur, i them atij, por absolutisht nuk i ka mbetur, qoftë edhe një nonagram guxim, kurajo, integritet hajde të krijojmë komision hetimor qytetar.

Zgjidh ti 5 deputetë të partisë tënde dhe 5 deputetë demokratë.

Zgjidh  ti 5 socialistë jashtë parlamentit dhe 5 demokratë jashtë parlamentit dhe të bëjnë një hetim të plotë për çdo gjë për Edi Ramën dhe Sali Berishën.

Edi Rama ti s’mund ta pranosh kurrë këtë, ti nuk e pranon dot kurrë këtë.

Se Sali Berisha pas 53 viteve punë, me kursimet e rrogës së vet dhe bashkëshortes ka arritur të ketë 37 metër katrorë sipërfaqe banimi më shumë se ajo që ka patur në vitin 1987.

Edi Rama se bën dot ti se në vitin 2009 kishe të deklaruara në ILKP, 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Ndërkohë ndërtojë sarajet me gjatësi themelesh 57 metra, sa një pallat.

Edi Rama nuk e bën dot ti këtë sepse Sali Berisha jeton si qytetar në një apartament me 125 metër katrorë.

Kurse ti, jeton në saraje me gjatësi 57 metra, me materiale super të kushtueshme.

Jeton në saraje me një kopsht 5 mijë metra katrorë.

Se bën dot ti këtë sepse ke mashtruar se blerë me 2 dollarë metrin katrorë të tokës në një kohë kur kushtonte minimumi 20-25 dollarë me dokumente zyrtare.

Nuk e bën dot ti këtë Edi Rama, sepse edhe atë kopsht e ke plaçkitur në shkelje të ligjeve të vendit sepse nuk mund të shndërrohej në park, e as kopsht privat sepse kishte krejtësisht tjetër destinacion si tokë në atë vend.

A mundesh ti, të krijojmë një komision hetimor, edhe ndërkombëtar po deshe.

Të hetojmë pak, kur ishe kryetar bashkie për ty Tirana gumëzhinte mister 20%. Ndërtuesit rëndom e dinin se jepje lejen vetëm të një shkalle dhe duhej të të paguanin dhe për shkallën tjetër dhe të tretën me radhë.

Dhe të gjitha këtu u përmblodhën në një raport të OSBE-së që thanë se, ke 200 milionë euro në bankat ofshore, sapo u bëre kryeministër.

Hajde pra Edi Rama ti kontrollojmë të gjitha llogaritë, edhe ato ofshore edhe këto onshore, edhe  ato ku i ke fshehur edhe këto në Tiranë.

Le ti lëmë ato ku i ke fshehur, po merrem vetëm me këto në Tiranë.

A mund ti thuash ti qytetarëve, si tu 16-fishuan ty pasuritë në 10 vite kryeministër. Nga të bien ty, nga qielli të bien ty këto pasuri. Edi Rama është koha të hetohemi.

Etiketa: berisharama


Ju sugjerojmë

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
Bota

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

2 Korrik, 2025 8:55 am
Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në
Bota

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

2 Korrik, 2025 8:50 am
Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi

2 Korrik, 2025 8:45 am
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim 60-ditor

2 Korrik, 2025 8:37 am
Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë
Aktualitet

Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë

2 Korrik, 2025 8:32 am
Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve
Aktualitet

Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve

2 Korrik, 2025 8:25 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:12 am
Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
-U tha në Opinion

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

1 Korrik, 2025 11:03 pm
Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
Sport

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

1 Korrik, 2025 10:23 pm
Para
Manastirliu: Miratuam marrëveshjen për hapjen e degës së Kolegjit evropian 

Rezultatet paraprake e shpallin fitues me rreth 90% të votave, Putin: U përpoqën të na trembin, por dështuan

Tepelenë/ Dy nga viktimat, burrë e grua. Benzi doli në korsinë e kundërt

Tepelenë/ Dy nga viktimat, burrë e grua. Benzi doli në korsinë e kundërt

Horoskopi, 22 nëntor 2023

Horoskopi, 18 Mars 2024
















TE FUNDIT

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
2 Korrik, 2025

Që kur Friedrich Merz mori detyrën si kancelar, në mediat sociale janë shtuar lajmet e rreme rreth tij. Nga gjoja...

Lexo më shumë

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në
2 Korrik, 2025

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin e tyre më të nxehtë ndonjëherë, ndërsa vala e nxehtësisë vazhdon të përhapet nëpër Evropë....

Lexo më shumë

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi
2 Korrik, 2025

Prej mëse një jave opinioni publik grek po tronditet nga një aferë me subvencione agrare të përfituara ilegalisht nga BE....

Lexo më shumë

Trump i bën thirrje Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim 60-ditor

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
2 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje militantëve të Hamasit - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com