Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha “non grata”/ Escobar: Hetimet kanë nisur që në kohën e Trump

2021/12/10 at 2:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha “non grata”/ Escobar: Hetimet kanë nisur që në kohën e Trump

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se vendimi për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është vendim politik i SHBA, por është vendim institucional.

Në një intervistë për news 24 Escobar theksoi se hetimet kanë nisur që në kohën e administratës së Trump.

“Është një vendim institucional. Dhe nëse sheh rastet e shpalljeve të bëra dje në veri të Kosovës, ato hetime u deshën vite të zhvilloheshin. Nuk është thjesht kjo administratë, por edhe administrata e mëparshme dhe administrata para saj, ndaj askush nuk duhet t’i shohë këto vendime si vendime politike të bëra nga një administratë apo nga një institucion.” – shprehet Escobar, ndërsa pretendimet e ish kryeministrit Berisha se vendimi për shpalljen e tij non grata ka qenë skemë e Sorosit e miqve të tij, i konsideron absolutisht të gabaruara, madje të rrezikshme.

Pyetje: Dakord, atëherë le ta çojmë bisedën drejt e në thelb. Departamenti i Shtetit e cilësoi Sali Berishën dhe familjen e tij si ‘non-grata’ për SHBA-në dhe ky ishte rasti i katërt pas Llallës, Dakos dhe Doshit. Shumë njerëz pyesin pse kaq shumë shqiptarë në këtë listë të zezë? Pra, ne nuk e shohim që të ndodhë… ok, duke përjashtuar rastin e veriut të Kosovës dhe Serbisë në dy ditët e fundit, nuk e kemi parë të ndodhë kaq shumë në Ballkanin Perëndimor. Dikush mund të mendojë, a jemi ne shqiptarët më të këqijtë e djemve të këqinj?

ZV/NS Escobar: Jo! Në fakt, do të shihni më shumë! Por në fakt, kjo është pyetja që marrim nga shumë njerëz. Pse i shohim më të shënjestruar rusët, apo ukrainasit apo serbët. Por e vërteta është se ne e ndjekim korrupsionin aty ku është. Pra, kjo është një përpjekje midis agjencive, një përpjekje midis shumë agjencive, që përfshin Departamentin e Thesarit, FBI-në, Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit, për të kuptuar se ku është korrupsioni dhe për të kuptuar se ku është ndikimi gërryes. Dhe ky është një vendim institucional, jo një vendim politik.

Pyetje:  Dakord, por shumë njerëz do të thoshin se në rastin e Berishës, ka qenë larg pushtetit për shumë vjet, 8 vjet tani, dhe ka njerëz të tjerë që janë në pushtet dhe Shqipëria ishte dhe vazhdon të tjetë një vend ku korrupsioni është i lartë, ose të paktën perceptimi i korrupsionit është shumë i lartë dhe shumë thonë, pse shkoni dënoni Berishën dhe nuk shpallni të tjerë që janë ende në pushtet?

ZV/NS Escobar: Sepse nuk është një vendim politik. Është një vendim institucional. Dhe nëse sheh rastet e shpalljeve të bëra dje në veri të Kosovës, ato hetime u deshën vite të zhvilloheshin. Nuk është thjesht kjo administratë, por edhe administrata e mëparshme dhe administrata para saj, ndaj askush nuk duhet t’i shohë këto vendime si vendime politike të bëra nga një administratë apo nga një institucion.

Pyetje: Pra po sugjeroni që kur ishte fjala për shpalljen e Berishës dhe familjes së tij, puna ndodhi edhe nën administratën Trump?

ZV/NS Escobar: Po.

Pyetje: Dakord, disa këtu thonë se është skemë e Sorosit dhe miqve të tij, përfshi Edi Ramën dhe ambasadoren tuaj këtu.

ZV/NS Escobar: Çfarë thonë?

Pyetje: Thonë që Xhorxh Soros po sponsorizon një lëvizje të tillë kundër Sali Berishës sepse Z. Berisha bllokoi ndarjen e Kosovës apo rishkrimin e kufijve me Serbinë.

Pyetje: Absolutisht nuk është raste. Kjo është absolutisht e gabuar. Është e rrezikshme.

Sokol Balla: Pse?

Pyetje: Sepse nuk dua që njerëzit t’i shohin këto mendime dhe këto shpallje si mjet politik. Këto janë përpjekje institucionale për të luftuar korrupsionin. Ja se ç’janë. Ndaj, nuk u bë nga një administratë, nuk u bë nga një vendim-marrës, dhe nuk u bë nga një anëtar apo një organizatë brenda kabinetit. Ishte një përpjekje kolektive dhe arritëm konsensus për të.

Ai tha se hetuesit vendas dhe prokurorët të hetojën për rastet si këto.  “Ku janë hetuesit vendas dhe prokurorët vendas në raste si këto? Dua të them, ne e bëmë sipas ligjeve tona, rregullave tona, autoriteteve tona. Por edhe ju keni disa në vend. Pra, nëse doni ta dini, hetoni. Nëse doni të dënoni, bëni ndjekje penale. Nëse doni të ndëshkoni, dënoni njerëzit që janë pjesë e këtij korrupsioni sepse kjo nuk ka të bëjë me Amerikën që lufton korrupsionin në Shqipëri, por ka të bëjë me Amerikën që mbështet luftën tuaj kundër korrupsionit. Kjo është pyetja ime”, tha Escobar.

Ndërsa i pyetur nëse SHBA do të veje në dispozicion provat dhe të dhëna për sistemin shqiptar të drejtësisë kur vjen fjala tek rasti i Z. Berisha dhe familjes së tij, Escobar u përgjigj: “Kemi një sistem të shkëlqyer bashkëpunimi në ligjzbatim dhe bashkëpunim ligjor dhe po, mund ta bëjmë”.

 

Etiketa: berishaescobar

Ju sugjerojmë

Tërmet i fuqishëm godet Kroacinë, sa ishte magnituda
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Korçë dhe Ersekë

23 Mars, 2023 8:30 am
Babani tregon tmerrin në spitalin psikiatrik. Infermierja më tha: Ta vë të hajë fekale?
Kryesore

Babani tregon tmerrin në spitalin psikiatrik. Infermierja më tha: Ta vë të hajë fekale?

23 Mars, 2023 8:20 am
Parashikimi i motit, 11 tetor 2021
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 Mars, zbuloni shenjat me fat

23 Mars, 2023 8:15 am
Lufta në Ukrainë/ Princi William udhëtim sekret në Poloni, takon trupat britanik
Bota

Lufta në Ukrainë/ Princi William udhëtim sekret në Poloni, takon trupat britanik

22 Mars, 2023 10:24 pm
Si merret garancia false dhe Eurot “nën dorë” për të shkuar nga Vlora në Brindizi
Aktualitet

Si merret garancia false dhe Eurot “nën dorë” për të shkuar nga Vlora në Brindizi

22 Mars, 2023 10:03 pm
“Mos na inçizo”, sekseri të kalon në Portin e Vlorës me 170 Euro
Aktualitet

“Mos na inçizo”, sekseri të kalon në Portin e Vlorës me 170 Euro

22 Mars, 2023 10:02 pm
Nëse FBI vërteton shkatërrimin e dokumenteve, ja sa vite burg rrezikon Trump 
Bota

Shtyhet seanca për padinë eventuale kundër Trumpit

22 Mars, 2023 10:00 pm
Bojan Krkic tërhiqet në moshën 32-vjeçare
Sport

Bojan Krkic tërhiqet në moshën 32-vjeçare

22 Mars, 2023 9:38 pm
Si funksionojnë juritë e mëdha në SHBA
Bota

Si funksionojnë juritë e mëdha në SHBA

22 Mars, 2023 9:07 pm
Përmbyset anija në Edinburg, 33 persona të lënduar
Bota

Përmbyset anija në Edinburg, 33 persona të lënduar

22 Mars, 2023 8:46 pm
Para
Pse u shpall Berisha “non grata”?, Escobar: Hetoni, ne mund të sjellim prova

Pse u shpall Berisha "non grata"?, Escobar: Hetoni, ne mund të sjellim prova

Berisha kërkon të rimarrë PD/ Escobar: Do të ketë pasoja për Partinë Demokratike

Berisha kërkon të rimarrë PD/ Escobar: Do të ketë pasoja për Partinë Demokratike

Ambasada e SHBA në mbështetje të hartës së re gjyqësore

Kuvendi i Berishës/Ambasada e SHBA-qytetarëve të saj:Shmangeni,situata mund të...








TE FUNDIT

Lëkundje tërmeti në Korçë dhe Ersekë

Tërmet i fuqishëm godet Kroacinë, sa ishte magnituda
23 Mars, 2023

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të ditës së sotme në zonën mes Korçës dhe Ersekës. Sipas IGJEUM...

Lexo më shumë

Babani tregon tmerrin në spitalin psikiatrik. Infermierja më tha: Ta vë të hajë fekale?

Babani tregon tmerrin në spitalin psikiatrik. Infermierja më tha: Ta vë të hajë fekale?
23 Mars, 2023

Kjo foto e realizuar në vitin 1993 në Spitalin Psikiatrik të Tepelenës, është një nga fotot që kanë bërë bujë...

Lexo më shumë

Horoskopi 23 Mars, zbuloni shenjat me fat

Parashikimi i motit, 11 tetor 2021
23 Mars, 2023

Dashi Tani për tani, duket se thjesht po bëni minimumin për t’ia dalë mbanë. Ju nuk po bëni shumë përpjekje...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë/ Princi William udhëtim sekret në Poloni, takon trupat britanik

Lufta në Ukrainë/ Princi William udhëtim sekret në Poloni, takon trupat britanik
22 Mars, 2023

Princi William ka bërë një vizitë të papritur në Poloni, ku ka takuar trupat britanike dhe polake të stacionuara pranë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com