Kryesore

Berisha në Korçë: Rama dhe Vuçiç i bëjnë like njëri-tjetrit në Facebook, pëlqehen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:31 - 19/05/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Korçë, ku u takua me demokratët në kuadër të zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike.

Ai nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe marrëdhënies së tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Berisha tha se Rama e Vuçiç i bëjnë like njëri-tjetrit si adoleshentë në “Facebook”.

Vuçiç dhe Rama i bëjnë like njëri-tjetrit si adoleshentë në Facebook, pëlqehen. Është fakt real. Kemi edhe mafien e Xhorxh Soros…por ne jemi në të drejtën tonë, pasioni ynë është liria e shqiptarëve. Do të qëndrojmë si lëvizje e fuqishme që do të bëjë bashkë çdo shqiptar”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas