Aktualitet

Berisha: Kontrabanda e naftës është një nga shkaqet e tregut të deformuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:35 - 12/08/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  ka komentuar sot vendimin e djeshëm të Bordit të Transparencës që rriti çmimin e naftës.

Berisha tha se ka disa ditë që nafta është në bursë nën çmimin që ka pasur para luftës, ndërsa akuzoi bordin se mbron interesat e Ramës dhe klientelës së tij.

Më tej Berisha tha se kontrabanda e naftës është një nga shkaqet e tregut të deformuar.

“E vërteta është që naftën, qumështin, djathin, bukën, vajin, Edi Rama po i përdor për dy qëllime madhore, pasurimin e tij dhe kleintelës, varfërimin e qytetarëve.

Dje nafta ka qenë, ka disa ditë, që është në bursë nën çmimin që ka pasur para luftës, sepse Biden urdhëroi hapjen e rezervave të naftës që SHBA… përgjysmimi i akcizës së naftës do jetë masa më e parë që do marrë qeveria e ardhshme, subvencionime i plotë i biletave të transportit.

Sot ky bord që mbron interesat e Ramës dhe klientelës së tij, cakton një çmim të paktën 50% më të lartë se sa duhet të jetë në proporcion me bursën, në SHBA çmimi ka zbritur në 1 dollarë, në Shqipëri vijon në nivelet më të larta në botë. Kontrabanda e naftës është një nga shkaqet e tregut të deformuar”, tha Berisha.

 

 

 

 

Pas