Aktualitet

Në zgjedhjet lokale do ndahen zonat me Partinë e Lirisë? Berisha:Jemi për koalicione



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:44 - 12/08/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat, i pyetur nga gazetarët për zgjedhjet e ardhshme lokale nëse PD do të ketë 61 kandidatë apo do t’i ndajë me Partinë e Lirisë,  tha se PD është për koalicione.

Ndër të tjera Berisha theksoi se parimi bazë i PD që janë primaret nuk ndryshon.

Pyetje: Si do të hyni ju në këto zgjedhje, do keni 61 kandidatë, apo do ti ndani me Partinë e Lirisë?

Berisha: Ne e mirëpresim dekretin. Nuk kishte asnjë arsye që të mos dilte që ditën e parë të inaugurimit të presidentit të ri. PD në këto zgjedhje sjell risinë më të madhe në historinë e këtij vendi, sjell primaret të cilat pas vendosjes së pluralizmit politik janë arritja më e madhe e demokracisë shqiptare. Ne presim me shumë përkushtim dhe kënaqësi zbatimin e këtij zotimi solemn në zgjedhjet që vijnë. Kjo do të jetë pas themelimit të pluralizmit politik, risia më e madhe që themelohet në demokracinë shqiptare. E mirëpresim datën. Do të diskutojmë dhe jemi për koalicione, por natyrisht parimi ynë bazë nuk ndryshon: ne jemi për primare. Një gjë është e sigurtë që kandidatët nuk do ti caktojë Sali Berisha.

Pas