Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Goditje dhe çmontim i grupeve kriminale për 16 muaj

2025/01/17 at 6:27 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Goditje dhe çmontim i grupeve kriminale për 16 muaj

Në një takim me temë “Rendi dhe Siguria”, kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se brenda 16 muajve, qeverisja e PD-së do të godasë të gjithë organizatat kriminale shqiptare dhe rajonale. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së është shprehur se të gjithë punonjësit që janë të përfshirë në veprimtari kriminale do të largohen nga Policia dhe do të përballen me ligjin.


Sali Berisha: E vërteta është se Shqipëria ka disa emergjenca sot, por një nga emergjencat e mëdha të saj dhe në mënyre të pamohueshme pa zgjidhjen e së cilës, pa të tjerat nuk mund të zgjidhen është gjendja e Policisë së Shtetit. Ky institucion është i përbërë nga individë të përfshirë në kultivimin, trafikun e drogave, shpërndarjen e drogave, tregtimin e tyre, ndihmën ndaj trafikantëve dhe nëqoftëse ne nuk pastrojmë policinë nga këta individë, kriminelë, ne nuk do të kemi kurrë institucionin që ne duam. Ndaj dhe jam këtu për të garantuar ju dhe mbarë shqiptarët, se të gjithë ata individë të përfshirë në veprimtari të tilla, do të largohen nga policia dhe do të përballen me ligjin për veprimtarinë e tyre kriminale.

Ndërkohë, për të gjithë ata punonjës policie që kanë përdorur komunikimet përmes “Sky Enchro chat” apo “Matrix”, kryedemokrati Berisha është shprehur do të largohen nga strukturat e Policisë dhe do të penalizohen. Kryedemokrati ka shtuar se nuk do të ketë asnjë tolerancë për lidhjet me krimin.

Sali Berisha: Po kështu të gjithë ata punonjës, oficerë, inspektorë policie, që kanë përdorur komunikimet elektronike sekrete me telefona të koduar, Sky Enchro chat apo Matrix, se ky Proda është një Matrix i gjallë do të largohen nga strukturat dhe do të penalizohen. Zero tolerancë në lidhjet me krimin. Të gjithë ata persona, anëtarë të Policisë së Shtetit që kanë disponuar informacione për përfshirjen në aktivitete kriminale nga punonjës të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës, të vendit apo të huaj, edhe ata do të largohen nga Policia e Shtetit. Nëse nuk e pastrojmë shtëpinë tonë, ne nuk do ta gëzojmë atë. Ndaj dhe puna jonë do të fillojë me pastrimin e shtëpisë tonë.

Gjatë këtyre viteve Edi Rama që është një eksponent botëror krimi, mik i Sinaloas së Meksikës, por edhe i Pëllumb Gjokës së Velipojës, i Bajrave të Dobraçit të Shkodrës, e Çelëve të Elbasanit, Troplinëve të Durrësit dhe gjithë bandave kryesore të vendit, i ka angazhuar gjerësisht bashkëpunëtorët e tyre në polici, së bashku me këto banda në fushatë elektorale, duke bërë që ata të kryejnë krime të rënda elektorale. Garantoj se, çdo efektiv i Policsë së Shtetit që është implikuar në krim elektoral në forma të ndryshme, do të ndëshkohet. Jo vetëm do të largohet nga policia, por do të ndëshkohet rëndë për krimin elektoral, si një krim kushtetues, si një krim i rëndë politik, si një atentator ndaj demokracisë së vendit.

Në programin tonë, në rast se do e nisim nga pastrimi i shtëpisë tonë, ne do të kalojmë në luftën me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo luftë synon goditjen dhe çmontimin e të gjitha grupeve dhe organizatave kriminale, vendase, rajonale dhe kudo që ndodhen në një afat kohor 16 mujor. Ne u shpallim luftë atyre dhe i garantoj se nuk do të ketë paqe me ta, deri në vendosjen e tyre para ligjit.

Kryedemokrati Berisha shprehet se beteja ndaj bandave do të jetë një përparësi absolute teksa ka shtuar se “ligji do jua hajë kokat atyre”.

Sali Berisha: Le të shkojnë ku të dojnë, në Dubai apo ne Zelandën e Re, Australi apo Afrikë të Jugut. Do të kapen dhe do të vendosen para ligjit. Shkatërrimi i bandave shqiptare është detyrë mbi çdo detyre. Janë këto banda që po shkatërrojnë me narkoeurot ekonomi shqiptare. Janë këto banda që po shkatërrojnë demokracinë në Shqipëri, në bashkëpunim me Edi Ramën dhe qeverinë  e tij. Beteja ndaj tyre do të jetë përparësi absolute dhe u them atje ku janë, kudo që ndodhen, kthehuni pak prapa dhe kujtoni, se ku janë gjetur bosët. Nuk jemi ne të taktikës ‘të hanë kokat e njëri-tjetrit’. Jo jo, kokat do të ua hajë ligji atyre. Kjo është taktika jonë. Dhe ky operacion sado që duket i vështirë, garantoj se policia e rendit ka çdo potencial për ta përmbushur me kompetencë të plotë dhe njësi kohe. Kur kryeministri shkon e takon bandat, e kuptoni vetë ju se çfarë mburoje bëhet për to. Kur mban koordinator në zyra për të koordinuar bandat, ato janë pastaj vetë shteti.



Ju sugjerojmë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Berishës

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Berishës

Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja

Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja

Në Shkup vazhdojnë protestat e punonjësve të administratës publike për rritje pagash

Në Shkup vazhdojnë protestat e punonjësve të administratës publike për rritje pagash
















TE FUNDIT

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
23 Korrik, 2026

Këtë të enjte ka nisur seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar, ndërkohë që qytetarët janë vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}