Aktualitet

Berisha-Bashës: More pjesë në shpalljen time “non grata”, të shpëtoje lëkurën tënde



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:59 - 16/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët deklaroi se Lulzim Basha ka marrë pjesë në skenarin për largimin e tij nga PD-ja dhe shpalljen e tij non-grata Sipas tij këtë e bëri për të shpëtuar veten e tij.

Po ashtu, Berisha shtoi se ai i kishte thënë Lulzim Bashës se kudo që të shkojë, para tij do të shkojnë dosjet.

“Ai ishte peng i Edi Ramës, së dyti i kam deklaruar më herët se si ai firmosi për të larguar Berishën nga PD dhe morri pjesë në skenarin e shpalljes sime non-grata për qëllime të tij. Paska qenë keqësisht i kapur dhe mendoi se në atë mënyre do shpëtonte lëkurën e tij. Por une thashë, e vërteta vonon por nuk harron. I kisha deklaruar atij: Lulzim, kudo që të shkosh, para teje shkojnë dosjet e tua. Nuk dua të bëj profetin, por këto ja kam thënë. Këto janë akte që nuk janë kopetencë e sigurisë madhore kombëtare, tjetër punë se i ka në dorë Rama dhe bën si do. Bëhet agresion i madh ndaj vendit, dhe nuk mblidhet as Këshilli i Mbrojtjes Kombëtare, as Komiteti. Ai çfarëdo gënjen e mashtron, sillet sikur është nën çifligun e tij në Surrel”, deklaroi Berisha./Opinion.al

Pas