Aktualitet

Manastirliu: Zero tolerancë për antibiotikët pa recetë, ja plani i masave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:33 - 16/09/22 |
Opi Nion

“Plan kombëtar masash për antibiotiko-rezistencën dhe zero tolerancë për dhënien pa kriter të antibiotikëve”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes sociale Ogerta Manastirliu gjatë një takimi të zhvilluar sot me Komitetin Kombëtar të Ekspertëve për Testimin e Ndjeshmërisë Antimikrobike.

“Ka ardhur koha për të rivlersuar planin e masave për sa i përket luftës kundër antibiotiko-rezistencës, me mësime të mësuara dhe të nxjerra nga Covid-19. Është shumë e rëndësishme që ky plan masash të fillojë menjëherë, duke patur disa objektiva konkretë: Rishikimi i protokolleve ekzistuese dhe të reja për çdo diagnozë. Mbi të gjitha, duke unifikuar protokollet dhe duke referuar protokolle standarde për diagnozat në spitale. Kjo është emergjente për t’u aplikuar dhe për t’u realizuar. E dyta, trajnimi i stafeve mjekësore për të aplikuar këto protokolle, për të pasur një qasje multidisiplinore kur vendoset terapia e mjekimit”, tha Manastirliu.

Duke folur për nevojën e rritjes së kontrollit për të kufizuar efektet e antibiotiko-rezistencës, Manastirliu tha:

“Jemi duke punuar edhe për të pasur mundësinë që përveç E-prescription për barnat me rimbursim, të kemi këtë sistem edhe për barnat që nuk janë me rimbursim dhe që jepen nga mjekët si terapi mjekimi, për të monitoruar në sistemin parësor trajtimin e qytetarëve në mënyrë sistematike. Patjetër në spitale ky sistem kontrolli duhet të jetë si një sahat, ku çdo muaj çdo spital të ketë një raport që depoziton në ISHP për efektet dhe për të gjithë ato elementë që kanë të bëjnë me rezistencën ndaj antibiotikëve. Të kemi në mënyrë periodike raportime, të cilat më pas do të na shërbejnë në punën tonë për të mitiguar ato efekte të padeshiruara që mund të sjellin, qoftë një mosrespektim të protokolleve apo edhe një neglizhencë -sigurisht jo me dashje- por që mund të dëmtojë në raport me punën e bërë nga mjekët e spitaleve”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit, Ministrja Manastirliu ka kërkuar zero tolerancë për tregtimin e antibiotikëve pa recetë. “Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore duhet urgjentisht të intesifikojë punën përsa i përket kontrolleve të farmacive të rrjetit të hapur, në raport me recetat që lëshohen përsa i përket antibiotikëve dhe verifikimin, nëse kanë antibiotikë të lëshuar pa recetë. Zero tolerancë për farmacitë të cilat i shmangen rregullit dhe ligjit përsa i përket shitjes së produkteve dhe antibiotikëve apo barnave të cilat duhet të shiten vetëm nëpërmjet recetës së mjekut”, tha Manastirliu.

Mbledhja e sotme e Komitetit të Ekspertëve për Testimin e Ndjeshmërisë Antimikrobike do të pasohet nga një plan i rifreskuar masash, duke filluar nga kujdesi parësor deri në shërbimin universitar, me synim uljen e efekteve nga përdorimi i tepërt i antibiotikëve dhe efekteve që vijnë si pasojë e  antibiotiko-rezistencës.

Pas