Kryesore

Berisha-Bashës: Hiq dorë nga marrëveshjet, PD ka forume


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:30 - 01/10/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me demokratët në Shkodër. Berisha tha se PS mori mandatin e tretë për shkak  se PD dhe opozita është e dobët.

Lideri historik i PD tha se në çdo marrëveshje me Ramën, PD ka humbur. Berisha i bëri thirrje Bashës të heq dorë nga marrëveshjet pa pyetur më parë forumet e partisë.

“Rama nisi mandatin e tretë, por përgjegjësit bien mbi PD dhe opozitën shqiptare, ajo nuk qe e zonja të fitojë në asnjë nismë, përveç ligjit të dekriminalizimit, në këto vite. Më thonë nga cila marrëveshje me Edi Ramën ka fituar PD, asnjë prej tyre ka fituar Rama. Atëherë në emrin tuaj duhet t’ju them zotrinjëve hiqni dorë nga ,marrëveshjet pa miratimin e Këshillit të PD, PD ka forume se nga marrëveshja në marrëveshja kemi shkuar nga disfata në disfatë.”-tha Berisha./Opinion.al

Pas