Kryesore

Berisha: Basha nuk pyet forumet, po asgjëson PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:41 - 01/10/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Shkodra se propaganda e qeverisë po mbron kryedemokratin Lulzim Bashën duke paraqitur variante të ndryshme për situatën e PD.

Berisha tha se Basha është pengu i Ramës dhe se kjo nuk është një çështje mes tij dhe kreut të PD, por për të forcuar këtë parti.

Sipas liderit historik, Basha duke mos pyetur forumet po e asgjëson PD.

“Në mbrojtje të peng kryetari është vërsulur e gjithë propaganda e qeverisë. Përpiqen të paraqesin variante të ndryshme, por pengu është krejtësisht i pashpresë. A është kjo një çështje mes Berishës dhe Bashës? Jo nuk është. Unë kam të drejtë moralet them se kjo është një çështje mes besëprerit dhe njeriut me besë, por nuk e them këtë. Po them se është një çështje themelore për pluralizmi shqiptar. Pluralizmi nuk ka qenë kurrë që nga ’90 deri më sot në  një gijotinë të tillë. Partia që përmbysi komunizmin, sot ka në krye një ish-kryetar që deklaron se nuk pyes forumet e partisë për anëtarësin e partisë, nuk shkon për të votuar vendimin e tij në Këshill Kombëtar, nuk lejon mbledhjen e Kuvendit dhe nuk një referendumin. De-facto është asgjësimi i PD. Sot Shqipëria ka një narko-kryetar Rama dhe një peng të tij Basha,”-tha Berisha./Opinion.al

Pas