Kronikë

Berat/Atentat ndaj 24-vjeçarit, qëllohet me 6 plumba pranë shtëpisë së tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:54 - 19/08/21 |
Opi Nion

Një atentat ndaj një 24-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Berat.

Ngjarja ndodhi në lagjen Dëshmorët e Kombit, pranë Xhamisë. Mësohet se i riu që ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave është identifikuar si Tajar Fetiu.

Sipas Klan news ai ka qenë duke hyrë në këmbë në rrugicën e shtëpisë së tij, kur një person e ka qëlluar 6 herë me pistoletë.

24-vjeçari është plagosur në barku dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

I riu nuk njihej si persona problematik ndërsa mësohet se prej vitesh jetonte në Londër.

Nga veprimet e para hetimore nga ana e policisë është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por për arsye hetimi ende nuk është bërë me dije identiteti i tij.

Pas