Kronikë

Emri/Qëllon me armë në shtëpinë e vjehrrit, arrestohet 41-vjeçari në Krujë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:03 - 19/08/21 |
Opi Nion

Një 41-vjeçar është arrestuar në fshatin Rranze, Krujë, pasi në gjendje të dehur ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe familjarët e saj.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se arrestimi i Arben Hoxhës u bë pasi për motive të dobëta, ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Bruz Zall, Krujë, ku ndodhej dhe bashkëshortja e tij ,(e cila ishte paisur me urdhër-mbrojtje dhe në gjëndje të dehur 41-vjeçar  ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, duke qëlluar në ajër dhe drejtime të ndryshme, duke rrezikuar jetën e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, 1 krëhër dhe 4 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Kanosje serioze për jetën”, “”Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”./Opinion.al

Pas