Kronikë

U mbyt dy ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:09 - 19/08/21 |
Opi Nion

Është gjetur trupi i pajetë i 22-vjeçarit i cili u mbyt duke u larë në det dy ditë më parë në plazhin e Gjirit të Lalëzit. Policia njofton se rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerren nga deti të trupit të pajetë për të cilin dyshohet se është shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë.

 “Në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.08.2021, se te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A.S., ju informojmë se:

Ditën e sotme rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga deti të trupit të pajetë për të cilin dyshohet se është shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al

Pas