Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Begaj në parlamentin e Kosovës: Shqipëria është pranë jush për çdo anëtarësim ndërkombëtar

2023/02/17 at 12:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Begaj në parlamentin e Kosovës: Shqipëria është pranë jush për çdo anëtarësim ndërkombëtar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në fjalën e tij në parlamentin e Kosovës për rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë ka thënë se Shqipëria do të mbështesë Kosovën edhe për pranimin në NATO, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe në të gjithë organizatat e tjera ndërkombëtare.


Presidenti shqiptar i uroi, gjithashtu  Kosovës sukses në rrugëtimin e saj për në BE.

Ndër të tjera, ai folur për të gjithë kombin shqiptar, për traditat, kulturën dhe historinë e vështirë. Presidenti, po ashtu, ka nderuar figurat e njohura të cilat kanë dhënë kontributin e tyre për Shtetin e Kosovës.

Fjala e Presidentit Begaj

Kam kënaqësinë e madhe të jem sot mes jush në këtë ditë të shënuar për Kosovën, Shqipërinë, për kombin shqiptar.

Jemi një komb që ka përballur me dinjitet historinë e vështirë të rajonit  e ka kontribuar për paqen në rajon dhe padyshim në Evropë, pavarësisht se i ndarë prej kufijsh.

Pavarësia e Republikës së Kosovës ishte drejtësia shekullore që komuniteti ndërkombëtar i detyrohej shqiptarëve.

Ditë e Pavarësisë së Republikës së Kosovës na kujton forcën e qëndresës së popullit shqiptar.  Është një ditë krenarie për ne të gjithë, por dhe mirënjohjeje dhe falenderimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe të gjithë shteteve të tjera që iu gjenden pranë popullit shqiptar të Kosovës me forcë ushtarake, diplomatike dhe humanitare. Gjithashtu, u jemi falenderues shteteve mike që njohën menjëherë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në këtë ditë të shënuar për Ju të nderuar përfaqësues e qytetarë të Republikës së Kosovës, e po aq të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, me mirënjohje kujtojmë Adem Jasharin, UÇK- në, luftëtarët e lirisë që edhe sot na frymëzojnë me sakrificën e tyre për të mbrojtur të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e një populli.

Kujtojmë sot liderin simbol të forcës së durimit dhe elokuencës, shqiptarin që me zgjuarsinë, qartësinë e qetësinë e pashembullt çoi përpara kauzën e drejtë të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe ruajti paqen në kohë shpërbërjeje marramendëse të shteteve e regjimeve. Kujtojmë Presidentin Rugova, simbol i paqes në Ballkan e në Europë!

Më lejoni të përfitoj nga ky moment për të shprehur krenarinë për arritjet e kombit shqiptar duke ditur se ne përfaqësohemi me dy shtete, me dy presidentë, me tre kryeministra, e tre kryetarë kuvendi; me shumë ministra e me parti politike që kontribuojnë në demokracinë dhe mirëqënien e rajonit. Kjo është e jashtëzakonshme! Është fillimi i forcimit të shtetit të së drejtës e demokracisë në rajon.

Në kuadër të bashkërendimit të forcave tona në të mirë të kombit shqiptar, dua të përshëndes mbledhjet e përbashkëta të qeverive dhe nismat e ndërmarra në shërbim të lehtësimit të lidhjeve tona në të gjitha nivelet.

Dua t’i falënderoj, t’i përgëzoj, e padyshim t’i inkurajoj këto nisma, të cilat tek Presidenti Republikës së Shqipërisë do të gjejnë mbështetje e bashkëpunim.

Shqipëria është mbështetëse aktive e integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës, pikësëpari e finalizimit të heqjes së vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kam pritur me entuziazëm lajmin e aplikimit të Republikës së Kosovës për procesin e anëtarësimit në BE. Përfitoj nga kjo mundësi për t’ju uruar sukses e hapa sa më të shpejtë në këtë rrugëtim.

Shqipëria është pranë jush edhe për pranimin e Republikës së Kosovës në NATO, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe në të gjithë organizatat e tjera ndërkombëtare.

Shqipëria e ka mbështetur dhe e mbështet dialogun Kosovë – Serbi. Republika e Kosovës është  shtet i lirë e i pavarur sido të mendojë apo veprojë zyrtarisht Serbia. Qeveria Serbe nuk është distancuar nga agresori e as agresioni dhe as ka ndalur aktivitetin e saj kundër njohjes së Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Serbisë duhet të bashkëpunojë me qeverinë e Republikës së Kosovës për stabilitet dhe ruajtjen e paqes në rajon.

Angazhimi i Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i të dërguarve të posaçëm për Ballkanin Perëndimor është shprehje e qartë e rëndësisë që ka Republika e Kosovës për stabilitetin dhe të ardhmen europiane të të gjithë rajonit.

E kam të rëndësishme ta përshendes këtë angazhim dhe vijimin e një dialogu të mirëndërtuar, me njohje të ndërsjelltë.

Shumëllojshmëria etnike, kulturore, fetare duhet të kthehen në vlera ballkanike, me të cilat Ballkani mund të kontribuojë në Europë dhe jo vetëm. Ne ballkanasit, nuk jemi larg njëri-tjetrit as gjeografikisht, as për vlerat që mbartim. Ne jemi shembulli i qartë se niveli i zhvillimit apo distancat fizike nuk janë as kriter e as pengesë për t’ju gjendur pranë njerëzve e popujve. Ndaj në vend të ndasive, brezave të ri ne mund t’i lëmë trashëgimi bashkëjetesën në harmoni.

Jam shpresëplotë tek shoh arritjet e bashkëkombasve tanë në Ballkan e më përtej. Kam besim se si përfaqësues të tyre ne do të dimë t’i bëhemi mbështetës bashkëkombasve tanë duke kontribuar në rritjen e mirëqënies e duke bashkëpunuar për promovimin e ruajtjen e vlerave të secilit prej shteteve tona, kulturës e natyrës sonë, kombit tonë.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

 



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Uron Pavarësinë e Kosovës, Berisha: Vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë

Uron Pavarësinë e Kosovës, Berisha: Vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë

Deklarata e Ramës në “Opinion”, Berisha: S’e ndalon dot ngritjen e Komisionit hetimor, është jetik

Deklarata e Ramës në "Opinion", Berisha: S'e ndalon dot ngritjen e Komisionit hetimor, është jetik

Protesta e 3 Marsit, Berisha: S’kemi punë me gjykatën

Protesta e 3 Marsit, Berisha: S’kemi punë me gjykatën
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}