Pasi i dorëzoi detyrën Bajram Begajt, Ilir Meta është larguar nga ambientet e Presidencës. Ndërkohë Bajram Begaj ka hyrë në ambientet e presidencës i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij.
Ata kanë kryer sipas traditës foton familjare, dhe më pas Begaj ka hyrë në presidencë, që do të jetë ambienti i tij i punës për 5 vitet e ardhshmë në krye të shtetit shqiptar.