Rajoni

Kërcënohet Dritan Abazoviç: Po planifikojnë hakmarrje ndaj meje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:42 - 24/07/22 |
Opi Nion

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është kërcënuar. Ka qenë vetë ai që kërkoi nga drejtuesit e policisë publike dhe sekrete që të hetojnë kërcënimet që ka marrë për shkak të arrestimit të oficerit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Petar Lazoviç. Sipas Abazoviç,  grupet sekrete të afërta me oficerin Lazoviç e cilësojë fajtor për arrestimin dhe po planifikojnë një lloj hakmarrjeje.

Gjithashtu, ai ka njoftuar Ministrin e Punëve të Brendshme Filip Axhiç, drejtorin e Administratës së Policisë Zoran Brđanin dhe drejtorin e ANB Sava Kenteraqë të mbledhin informacione dhe të nxjerrin të vërtetën.

“Nuk do të heq dorë as edhe një milimetër, pa marrë parasysh kërcënimet, tonet ekstremiste, gjuhën e urrejtjes misionin e krijimit të shtetit ligjor. Përkundrazi, përpjekjet për sabotim, tonet ekstremiste, gjuha e urrejtjes apo kërcënimet janë të kota. E di që kjo shkakton zhgënjim tek shumë njerëz, por ne kemi treguar se Mali i Zi po ecën në rrugën e lirisë dhe nuk ka vend për kartelet e drogës, kontrabandistët e cigareve apo elitat e korruptuara. Jam informuar nga disa burime se grupet e afërta me Lazoviqin ishin kryesisht në shënjestër për shkak të problemeve të tyre me ligjin. Ata po përpiqen të krijojnë një atmosferë në të cilën unë, nga pozita e kryeministrit, gjoja po u bëj presion prokurorëve që ta ndjekin penalisht Lazoviqin dhe grupin kriminal-biznes të njerëzve rreth tyre,”- tha kryeministri Abazoviç.

Abazoviç nuk ka dashur të deklarojë konkretisht se kush saktësisht nga rrethi i Lazoviçit e ka në shënjestër atë si përgjegjës për arrestimin e tij.

Lazoviç është arrestuar më 18 Korrik me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT) nën dyshimin se ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas