Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BBC: Policia greke përdor emigrantë si “mercenarë” për kthime të dhunshme në kufi

2026/04/14 at 6:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
BBC: Policia greke përdor emigrantë si “mercenarë” për kthime të dhunshme në kufi

Një investigim i BBC ka zbuluar një praktikë të errët në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë, ku emigrantë përdoren si “mercenarë” për të kapur dhe kthyer me forcë emigrantë të tjerë që hyjnë në territorin grek. Sipas provave të mbledhura, kjo skemë funksionon prej vitesh në zonën e Evros dhe përfshin edhe struktura të policisë greke.


Investigimi bazohet në dokumente të brendshme policore, dëshmi nga emigrantë, ish-pjesëmarrës në këto operacione, burime policore dhe materiale të rrjedhura, përfshirë edhe video si kjo e bashkëlidhur në këtë artikull, që pretendohet se tregonë trajtimin e emigrantëve në kufi. BBC thekson se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur disa prej këtyre pamjeve, por ato përputhen me dëshmi të tjera të mbledhura.

Në thelb të skemës janë persona të huaj, kryesisht nga vende si Pakistani, Siria dhe Afganistani, të cilët rekrutohen për të marrë pjesë në operacione të kthimit të detyruar. Ata përshkruhen si të maskuar dhe pa uniformë, ndërsa veprojnë nën udhëzime të oficerëve grekë. Në disa raste, sipas dëshmive, ata shpërblehen me para, telefona të marrë nga emigrantët e tjerë dhe dokumente që u mundësojnë lëvizje në territorin grek.

Një burim policor në rajonin e Evros ka deklaruar se këto praktika janë të njohura gjerësisht në terren dhe se kthimet e detyruara mund të arrijnë deri në qindra persona në javë. Sipas të njëjtit burim, nuk ka efektiv në zonë që të mos ketë dijeni për këto operacione.

Zona e Evros, një vijë kufitare prej rreth 200 kilometrash përgjatë lumit me të njëjtin emër, është një nga pikat kryesore të hyrjes së emigrantëve në Bashkimin Europian. Që nga viti 2015, Greqia ka përballuar mbi një milion mbërritje emigrantësh, kryesisht nga rruga detare, por edhe nga kjo vijë tokësore.

Një episod i dokumentuar nga BBC lidhet me 22 qershorin 2023, kur një grup emigrantësh që sapo kishin hyrë në territorin grek u ndaluan nga persona të maskuar. Sipas një raporti të Zyrës për të Drejtat Themelore të Frontex, mes 10 dhe 20 persona “nga vende të treta” vepronin nën udhëzimet e autoriteteve greke. Në raport përmenden abuzime fizike dhe verbale, kërcënime për përdhunim dhe vdekje, kontroll trupor me natyrë seksuale, si dhe rrahje dhe vjedhje të sendeve personale. Më pas, emigrantët u kthyen me forcë drejt Turqisë, në kundërshtim me ligjin e BE-së për të drejtat e njeriut.

Autoritetet greke kanë mohuar se emigrantë nga ky grup janë gjetur në zonë atë ditë.

Dëshmitë individuale japin detaje të tjera nga terreni. Një grua siriane, e identifikuar si Amal, tregon se familja e saj u ndalua nga policia në vitin 2025 në qytetin Orestiada dhe më pas iu dorëzua personave të maskuar. Sipas saj, këta persona u morën telefonat dhe dokumentet, dhe familja u transportua me një furgon pa dritare drejt kufirit. Ajo rrëfen se gjatë kontrollit në afërsi të lumit, vajzës së saj të vogël iu hoq pelenë në kërkim të sendeve me vlerë. Në të njëjtën kohë, sipas saj, një i ri u rrah deri sa humbi ndjenjat.

Një tjetër migrant sirian, Ahmad, thotë se u ndalua dhe u rrah nga policia greke, përpara se të transportohej me dhjetëra të tjerë në një kamion të mbingarkuar. Ai përshkruan kushte ku njerëzit nuk merrnin dot frymë për shkak të mbipopullimit dhe mungesës së ajrit. Më pas, sipas tij, u çuan në lumin Evros, ku iu dorëzuan disa personave të maskuar që i zhveshën dhe i kontrolluan. Ai shton se emigrantët u vendosën në gomone dhe u çuan në mes të lumit, ku disa u detyruan të hidhen në ujë, ndërsa të tjerë, sipas tij, u shtynë me forcë.

Në një tjetër zhvillim, gjatë një seance disiplinore në vitin 2024, disa roje kufitare kanë pranuar ekzistencën e këtyre personave, të cilët i quanin “boatmen”. Një prej tyre ka deklaruar se në vitin 2020 i ishte kërkuar të gjente persona për të kryer kthimet, për shkak të rrezikut më të lartë për policinë gjatë pandemisë Covid dhe tensioneve me autoritetet turke. Sipas dëshmive, komunikimi për këto operacione bëhej edhe përmes aplikacionit Viber, duke përdorur kode të caktuara.

Në të njëjtat dëshmi përmendet se kishte informacione që këta persona kishin çuar emigrantë në zona të izoluara, ku u kishin marrë paratë dhe në disa raste kishin abuzuar me gratë. Sipas rojeve, këto shqetësime i ishin raportuar strukturave më të larta.

BBC ka intervistuar edhe një shtetas maroken, i cili pretendon se ka qenë pjesë e kësaj skeme në vitin 2020. Ai thotë se u mor nga një qeli paraburgimi dhe iu ofrua bashkëpunimi nga një oficer grek. Sipas tij, ai nuk kishte zgjedhje dhe ndjehej i detyruar të pranonte. Ai përshkruan se jetonte në një ambient të ngjashëm me burgun së bashku me persona të tjerë dhe se detyrat e tij përfshinin transportimin e emigrantëve drejt kufirit, kontrollin e gomoneve dhe djegien e sendeve të mbetura për të zhdukur provat.

Sipas tij, oficeri që e kishte rekrutuar merrte rregullisht para dhe telefona të sekuestruar nga emigrantët, ndërsa personave të përfshirë u lejohej të mbanin valuta të tjera si lira turke apo para arabe.

Në kuadër të investigimit, BBC ka siguruar edhe një foto ku shfaqen disa persona të maskuar në një furgon. Identiteti i njërit prej tyre, i njohur si “Mike”, pretendohet se përputhet me një shtetas sirian që sipas burimeve ka qenë drejtues i këtyre grupeve. Identifikimi është mbështetur në analiza të njohjes së fytyrës dhe konfirmime nga disa burime, ndërsa avokati i tij ka reaguar duke kundërshtuar publikimin e akuzave të paprovuara.

Ndërkohë, një avokate ka depozituar një çështje në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në emër të një gruaje afgane, e cila pretendon se është përdhunuar nga një person i maskuar përpara se të kthehej me forcë në Turqi në vitin 2023.

Nga ana tjetër, Komisioni Kombëtar Grek për të Drejtat e Njeriut ka regjistruar mbi 100 raste të dyshuara të kthimeve të detyruara në zonën e Evros që nga viti 2020. Sipas këtij institucioni, disa prej këtyre rasteve përfshijnë persona të huaj që veprojnë së bashku me autoritetet.

Kryeministri grek ka deklaruar për BBC se nuk ka dijeni për akuzat lidhur me përdorimin e emigrantëve në këto operacione. Autoritetet greke nuk i janë përgjigjur kërkesave të detajuara për koment, ndërsa Frontex ka theksuar se operon në përputhje me ligjin dhe nuk toleron shkelje të të drejtave të njeriut.



Ju sugjerojmë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Para
Zjarri në Tiranë, helikopteri i vjen në ndihmë zjarrfikësve

Zjarri në Tiranë, helikopteri i vjen në ndihmë zjarrfikësve

Opinion – Pacolli, Aeroporti i Vlorës dhe SPAK! – 13 Prill 2026

Opinion – Pacolli, Aeroporti i Vlorës dhe SPAK! – 13 Prill 2026

Zjarri në Tiranë/ Shpëtohet një grua e bllokuar, dërgohet për ndihmë mjekësore

Zjarri në Tiranë/ Shpëtohet një grua e bllokuar, dërgohet për ndihmë mjekësore
















TE FUNDIT

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi ka qëlluar për vdekje me armë gjahu ish...

Lexo më shumë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}