-U tha në Opinion

Baton Haxhiu: Pse janë ftohur marrëdhëniet mes Ramës dhe Albin Kurtit


               Publikuar në : 23:00 - 07/10/19 |
geliano fataj

Kryeministri Edi Rama uroi këtë hënë Albin Kurti dhe Vetëvendosjen për fitoren, ndërsa mes dy liderëve duket se marrëdhëniet mes tyre nuk janë fort të mira.

Baton Haxhiu, Drejtor i Klan Kosova ka treguar në emision se si do të jenë marrëdhëniet mes Ramës dhe Albin Kurtit.

“Unë mendoj që janë marrëdhëniet e ftohta. Albin Kurti ka bërë gabimin e tij të jetës, gabimin politik se.. Ka bërë gjë që nuk bëhet për një lider, ka shkuar tek Presidenti i vendit ka gënjyer se ministri i jashtëm ka kontrabanduar me armë vetëm për ta ndaluar të jetë Ministër i Jashtëm. Ka bërë një linçim publik dhe ai linçim publik për tradhti, e ngatërron bukur shumë marrëdhënien mes qeverisë shqiptare dhe asaj Kosovë”, tha Haxhiu.

“Ai ka shpallur zotin Rama dhe zotin Cakaj tradhtar dhe unë nuk e di se si do ta ndërtojë një marrëdhënie të re nëse nuk kërkon falje. Ardhja e Albin Kurtit si i parë në skenën politike në Kosovë e ka filluar që zona politike mes Kosovës dhe Shqipërisë të jetë një. Nuk do jetë vetëm debate politike, tani hyn në një valle të re të debatit publik”, tha me tej ai. / Opinion.al

Pas