Mijëra qytetarë kanë mbushur këtë mbrëmje bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu bashkuar protestës kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, duke mbajtur pankarta dhe flamuj, ndërsa brohorisnin slogane kundër qeverisë dhe projektit që kundërshtojnë.
“Ju erdhi fundi!”, “Zvërneci nuk preket!” dhe “Revolucion!” ishin disa nga thirrjet që dominuan gjatë marshimit, teksa kolona e protestuesve përshkoi bulevardin, ndërsa këndoi himbin kombëtar para Kryeministrisë.
Protesta e sotme është pjesë e një serie mobilizimesh qytetare që kanë vijuar gjatë ditëve të fundit, me kërkesën për anulimin e projektit dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të Zvërnecit.














