-U tha në Opinion

Dialogu Kosovë-Serbi, Baton Haxhiu: Dy janë ofertat në tavolinë


               Publikuar në : 23:33 - 07/10/19 |
geliano fataj

Dialogu me Serbinë do të jetë një nga pikat më të nxehta për qeverinë e re në Kosovë. Por sipas Baton Haxhiut, drejtor në Klan Kosova dy janë ofertat në tavolinë.

“Unë mendoj që e para e punës vështirë të ketë diçka tjetër në tavolinë. Dy gjëra janë në tavolinë: asosacioni dhe këmbimi i territoreve, apo shkëmbimi i territoreve si të doni ta quani. Varianti i tretë është status qo dhe largimi nga të gjitha marrëveshjet që lidhim me Europën duke përfshirë dhe liberalizimin e vizave”, tha ai në emisionin Opinion.

Sipas tij rol vendimtar në këtë dialog do të ketë SHBA.

“Amerikanë kanë ndikim 100 përqind, o e bëjmë o ikin! Dhe na lënë në mëshirë të askush, flas cilindo variant”, theksoi Baton Haxhiu./ Opinion.al

Pas