Bota

Bashkohuni në luftën kundër së keqes, Zelensky nxit tubimin në Zvicër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:50 - 19/03/22 |
Opi Nion

Presidenti i Ukrainës Zelensky i ka kërkuar Zvicrës që të godasë elitat ruse dhe u tha bankave të vendit të ngrijnë fondet e tyre.

Duke iu drejtuar një proteste kundër luftës jashtë parlamentit zviceran në Bernë, Zelensky u kërkoi kompanive, përfshirë gjigantit të ushqimit Nestle, të ndalonin së bëri biznes me Rusinë.

“Biznesi funksionon në Rusi edhe pse fëmijët tanë po vdesin dhe qytetet tona po shkatërrohen,” tha ai në gjatë protestën në një lidhje me video.

“Bankat tuaja janë aty ku ndodhen paratë e njerëzve që kanë nisur këtë luftë, kjo është e dhimbshme, kjo është edhe një luftë kundër së keqes, që llogaritë e tyre të ngrihen.

“Ukrainasit ndjejnë se çfarë është kur qytetet shkatërrohen. Ata po shkatërrohen me urdhër të njerëzve që jetojnë në Evropë, në qytete të bukura zvicerane, të cilët gëzojnë pronën në qytetet tuaja. Do të ishte vërtet mirë t’u hiqesh atyre këtë privilegj”-tha presidenti ukrainas./Opinion.al

Pas