Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha:E hedh poshtë me neveri bashkëpunimin,nëse kapim dorën e hajdutit…

2021/06/05 at 12:11 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha:E hedh poshtë me neveri bashkëpunimin,nëse kapim dorën e hajdutit…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët e qytetartët e qarkut të Durrësit.


Në fjalën e tij  Basha ka renditur të gjitha arsyet që dërguan në humbjen e PD në zgjedhje.

Basha shtoi gjithashtu se fitorja e PS në zgjedhje, u arrit përmes “dredhisë”, teksa theksio për të disatën herë se nuk ka bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, si dhe theksoi, se PD, nuk i njeh si legjitime zgjedhjet që sapo lamë pas.

“Si ka mundësi që në kushtet e një masakre zgjedhore dhe një shteti të bërë njësh me partinë dhe këtu përfshi edhe drejtësinë, si ka mundësi në kushtet kur është shpenzuar disa fish më shumë sesa në 2017-ën, Partia Demokratike të dal nga kjo betejë më e madhe? Më e madhe numerikisht, më e madhe me mandate dhe mbi të gjitha më e madhe moralisht, përgjigjja në bindjen time qëndron tek dy faktorë: faktori i parë është faktori që në këtë betejë dolëm me vlera. Ju përgjigjëm me vlera anti-vlerave dhe modelit të anti-vlerave që kurrkund në Shqipëri nuk është më i thellë dhe më i dukshëm sesa në Durrës, në Durrësin e qytetarisë. Faktori i dytë, është sepse pavarësisht pakënaqësive apo mosmarrëveshjeve që janë normale në çdo familje politike, ju demokratët e Durrësit ditët t’i linit mënjanë ato e të bashkoheshit e të vazhdonit krah më krah betejën në interes të qytetarëve shqiptarë. Këto janë dy faktorët kryesorë se pse masakra jo vetëm nuk na theu, por na bëri më të fortë dhe sepse pas 25 prillit buza e kundërshtarit nuk qesh, sepse është i vetëdijshëm për masakrën, për krimin që ka kryer. Është i vetëdijshëm se nuk ka sjell asnjë zgjidhje, nuk i është përgjigjur asnjë pikëpyetje të para 25 prillit.

Ndaj, i është rikthyer manovrave, dy prej të cilave shquhen. E para, dredhia, hileja e shtrirjes së dorës për gjoja bashkëpunim pa kushte e pa vija të kuqe e me letra të bardha. Tani më nuk ka shqiptarë që nuk e njeh dredhinë dhe mashtrimin si dy vetitë kryesore të Edi Ramës. Po pse e bën pikërisht tani? Sepse e njeh forcën me të cilën kemi dalë nga kjo betejë. Sepse e di që edhe durrsakët e thjesht, edhe shqiptarët e thjesht, shokut dhe tronditjes po i lë vend zemërimi dhe do në këtë mënyrë të zbus e mundësisht të zhduk betejën që e pret. Dhe kjo mund të arrihet duke na bërë pjesëtarë të masakrës, pjesëtarë të vjedhjes, pjesëtarë të krimeve zgjedhore dhe të tillë do të bëhemi nëse pranojmë bashkëqeverisjen nëse e kapim dorën e shtrirë te hajdutit të vullnetit të shqiptarëve me 25 prill.

Dy përgjigje të qarta dhe të prera për dy pyetje që shtrohen e rishtohen. Kryetari i Partisë Demokratike nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime dhe përfaqësuese të vullnetit të shqiptarëve. Kryetari i Partisë Demokratike e hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre dhe i ftoj të gjithë shqiptarët të na bashkohen në të vetmen rrugë që ka një shoqëri e civilizuar, e në veçanti një shoqëri që është nisur për në destinin Europian. Mos ta pranojmë rënien e demokracisë, mos ta pranojmë mbivendosjen e vullnetit të pakicës mbi pakicën mbi vullnetin e shumicës por të bëjmë me gjithë format dhe mënyrat betejën tonë deri në rikthimin e legjitimitetit, demokracisë dhe përmes tyre ndryshimit për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Basha./Opinion.al

Etiketa: Basharamazgjedhje


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Fsheh trupin e pajetë të nënës për 7 vite, arsyeja e serbit do t’ju habisë

Fsheh trupin e pajetë të nënës për 7 vite, arsyeja e serbit do t’ju habisë

Turqia zbulon sasi të madhe gazi natyral në Detin e Zi

Turqia zbulon sasi të madhe gazi natyral në Detin e Zi

Gruaja e Mexhit Picarit:Dhëndri tentoi të na shtypte, ka torturuar gocën

Gruaja e Mexhit Picarit:Dhëndri tentoi të na shtypte, ka torturuar gocën
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}