Aktualitet

Basha uron Pashkët: E mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:13 - 02/05/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët ortodoksë për Ditën e Pashkëve.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Basha shkruan se drita e ringjalljes i mbushtë zemrat dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët!

Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Basha./Opinion.al

Pas