Aktualitet

Emri/ Plagosi me armë pronarin e fasonerisë, arrestohet 42-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:18 - 02/05/21 |
Opi Nion

Është arrestuar nga policia autori që plagosi me armë zjarri pronarin e fasonerisë në Fushë-Krujë.

Sipas policisë është vënë në pranga 42-vjeçari Fatmir Rrahmani, i cili ditën e djeshme plagosi 61-vjeçarin Arben Dedja.

Dedja mbeti i plagosur dje rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “Sinur” Fushë Krujë.

61-vjeçari, pronar i një fasonerie aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me këtë plagosje dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë, që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas