Kryesore

Basha takim me ambasadorin holandez, zbulon temat e diskutimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 09/10/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me ambasadorin e Holandës, Reinout Vos.

Mësohet se në fokus të bisedës kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit, por edhe bashkëpunimi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Basha nga një postim në “Twitter”, teksa shkruan se ka ndarë me diplomatin holandez shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.

“Mirëprita ambasadorin hollandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.
Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve”, shkruan Basha./Opinion.al

foto galeri

Pas