Kryesore

Basha: Shqipëria po shkon drejt një grushti shteti


               Publikuar në : 13:57 - 13/06/19 |
geliano fataj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim për gazetarët foli në lidhje me situatën politike. Ai e ka cilësuar situatën në vend si të jashtëzakonshme, duke thënë se Edi Rama ka ardhur në pushtet me votat e vjedhura.

Votat e zgjedhjeve të 2017, u diktuan nga krimi i organizuar, nga kërcënimi masiv i votuesve dhe përkrahësve të opozitës, nga Avdylajt në Shijak, tek Shullazët në Tiranë, nga Barajat në Shkodër, tek Habilajt në Vlorë. Këto rrejte kriminale dy vite me parë, përmes një skeme të mirë-menduar dhe ekzekutuar në terren me urdhër të Edi Ramës, asgjësuan procesin zgjedhor”, tha Basha duke paralajmëruar se vendi po shkon drejt një grushti shteti.

“Shqipëria po shkon drejt një situate të grushtit të shtetit, të organizuar nga mafia, në bashkëpunim me Edi Ramën dhe kupolën e tij, të ardhur në pushtet jo nga qytetarët, por nga mafia

Sipas kreut të PD, denoncimi për këtë situatë u bë që në momentin e parë përmes ministrave teknikë, ndërsa shtoi se edhe raporti i OSBE-ODHIR e cilësoi shit-blerjen e votës si problemin numër një.

Për më shumë se dy vite Prokuroria e kapur nga Edi Rama fjeti mbi dosjet 339 dhe 184, në mënyrë që të mbronte kriminelët që bashkëpunonin me një duzinë socialistësh. Kjo shkallë masive dhe sistematike e kërcënimit të votuesve dhe shitblerje së votës ishte shkaku i vetëm i rezultatit paradoksal të 2017-s”, shtoi Basha./ Opinion.al

Pas