Politikë

Basha: Shqipëria në kulmin e infektimit, Rama i mbërthyer pas Instagramit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:56 - 09/11/20 |
Al Do

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon t’i përgjigjet akuzave të kryeministrit Rama duke çuar vëmendjen tek kriza e pandemisë.

Pasi kryeministri e akuzoi se Basha ka qenë hetues i UÇK-së, Basha ka shkruar në Twitter se në një kohë që Shqipëria është në kulmin e infektimit, Rama është mbërthyer pas Instagramit.

Rama vazhdon cicërimat në vend që të bëjë detyrën. Shqipëria është në kulmin e infektimit ndërsa Rama është mbërthyer pas Instagramit. Po të shkulej nga Instagrami, do ta shihte sa e rëndë është gjendja. Të sëmurët, familjet dhe mjekët i ka braktisur pa asnjë ndihmë. Rama shkatërroi ekonominë dhe tani po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Edhe sa shqiptarë duhet të humbin jetën për fajin e tij?”, shkruan Basha. /Opinion.al

Pas