Kronikë

Tiranë/ Nusja dhunon vjehrrin dhe vjehrrën, përfundon në pranga


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:24 - 09/11/20 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçare, e cila ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit dhe vjehrrës.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e banesës, në rrugën “Ajet Xhindoli” Kodër Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.

“Në rrugën “Ajet Xhindoli” Kodër Kamëz, në ambientet e banesës pas një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të bashkëshortit. Atyre iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm”, njofton policia.

Autoritetet njoftojnë se janë arrestuar në flagrancë edhe 5 persona të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Forca e posaçme “Shqiponja”, në rrugën “Frang Bardhi” kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues shtetasin Ë.H. Gjatë kontrollit fizik, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi kokaine. Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i 23-vjeçarit, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, policia njofton se u arrestua në flagrancë shtetasi I.B., 54 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko”, në ambientet e banesës në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Ndërsa, Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: Sh.Sh. 36 vjeç, B.P. 32 vjeç dhe A.D., 41 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur./ Opinion.al

Pas