Kryesore

Basha-Ramës: Mbushe vendin me inceneratorë, dita e llogarisë po afron


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:06 - 22/10/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar në distancë ditën e sotme në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryedemokrati i përgjigjet Ramës duke u shprehur se “politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie.”

LEXO EDHE: “Politika e vjetër në formë malesh me plehra”, Rama i përgjigjet Bashës

Basha ka thotë se për 7 vite mazhornaca ka mbushur vendin me inceneratorë duke keqpërdorur paratë e qytetarëve.

“Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve. Dita e llogarisë po afron!”-shkruan Basha./ Opinion.al

Pas