Kronikë

Atentati i dështuar ndaj biznesmenit, çfarë deklarojnë të arrestuarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:21 - 22/10/20 |
Opi Nion

Katër personat e arrestuar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë ngjarje. Ndërkohë, mësohet se prokuroria ka dokumentuar të gjithë ngjarjen përmes pamjeve filmime të marra nga kamerat e sigurisë.

Bëhet me dije se janë me dhjetëra orë pamje të kamerave të sigurisë që janë sekuestruar dhe nga kqyrja e të cilave do të përcaktohet edhe roli që ka pasur secili nga të arrestuarit. Prokuroria ka dyshime se autorët nuk kanë dashur ta ekzekutojnë biznesmenin, por ta paralajmërojnë.

Ditën e djeshme policia arriti që të zbardhte ngjarjen duke arrestuar dy personat që tentuan të vrasin biznesmenin, Grid Leno 45 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më par me 6 vite burgim per vjedhje me armë në Gjermani dhe Albin Hoxha 35 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par për plagosje me armë.

Po ashtu në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje; Maringlen Matohiti 30 vjeç, lindur  në Elbasan dhe banues në Tiranë dhe Enea Hoxha 26 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj per “Prodhim dhe  shitje te lendeve narkotike”.

Gjatë operacionit policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, mjeti në pronësi të Albin Hoxhës, që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie, një palë pranga, 6 telefona celularë, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale./ Opinion.al

Pas