Aktualitet

COVID-19/ Fëmijët mbi 6 vjeç rekomandohen të mbajnë maska


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:32 - 22/10/20 |
Opi Nion

Fëmijët mbi 6-vjeç rekomandohen të mbajnë maskë për të shmangur infektimin me Covid-19. Ky informacion është dhënë nga mjekja pediatre Gjeorgjina Kuli, njëkohësisht anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

“Maska është një nga mjetet mbrojtëse shumë të rëndësishme edhe për fëmijët e vegjël. Mosha e rekomandueshme që fëmijët të mbajnë maskë është 6 vjeç e sipër. Bëhet fjalë për një moshë që fëmijëve mund t’u shpjegohet për rëndësinë e maskës, për faktin pse duhet mbajtur dhe po kështu mund të kombinohet në formë lojërash apo maska me personazhe të përrallave apo të botës së tyre, për ta bërë atë pjesë të rëndësishme të jetës së përditshme”, tha Kuli.

Po ashtu, mjekja pediatre ka theksuar se maska është një mjet i hershëm i mbrojtjes ndaj sëmundjeve infektive, që përhapen me anë të spërklave të ajrit, e cila ka vërtetuar prej kohësh efikasitet.

“Maska është një mjet i vjetër mbrojtës ndaj shumë sëmundjeve infektive dhe i domosdoshëm për sëmundje që përhapen me anë të spërklave të ajrit apo sëmundjeve aerogene. Nuk është një mjet i ri. Thjesht po vëmë në përdorim një mjet që ka ekzistuar prej kohësh dhe që ka vërtetuar prej kohësh efikasitetin e tij”, u shpreh Kuli.

Pas