Kryesore

Basha qetëson qytetarët e ndërkombëtarët: S’vijmë në pushtet me dhunë


               Publikuar në : 21:21 - 25/06/19 |
geliano fataj

Zgjedhjet e 30 Qershorit, kreu i opozitës Lulzim Basha i ka cilësuar si ato të shkurtit 1991. Por për Lulzim Bashën, kryeministri Edi Rama nuk është as sa Ramiz Alia.

Njësoj si më 1991, qytetarët ftohen të shkojnë në qendra votimi, të marrin një fletë votimi, në të cilën ka një emër dhe ta hedhin atë në një kuti, pa asnjë fshehtësi. Njësoj si atëherë, vota është shpallur plumb kundër armiqve të regjimit. Njësoj si atëherë, regjimi mundohet të shtypë pakënaqësinë e njerëzve. Ramiz Alia nuk e shpëtoi dot regjimin kriminal enverist. As Edi Rama nuk do ta shpëtojë dot regjimin e tij kriminal. Por fati i Edi Ramës duket se do të jetë më i keq se i Ramiz Alisë”, tha Basha.

Krye i PD-së, po ashtu me mesazhin e tij qetësoi dhe qytetarët që kanë frikë për atë që do të ndodh në 30 qershor. Sipas Bashës, Rama vetëm nëse ka dhunë dhe përplasje civile, mund t’i shpëtojë gjykimit për vjedhjet, drogën, mbrojtjen ndaj krimit.

Ai ka javë të tëra që bredh nëpër Shqipëri, duke provokuar dhe nxitur përplasje shoqërore. Në të gjitha protestat e opozitës, ka futur provokatorë për të nxitur dhunë. Në të gjitha vizitat nëpër Shqipëri ka folur për të motivuar dhunë. Kulmin e arriti mëngjesin para se të nisej për në Shkodër, pak ditë më parë, kur vendosi ta provokojë Shkodrën, duke e kërcënuar se policia e tij do të bënte një tjetër 2 prill. Edhe arrestimet dhe dhuna ndaj përfaqësuesve të opozitës, kanë për qëllim nxitjen e dhunës. Dhunën ka për qëllim e gjithë propaganda që bën me të huajt duke akuzuar opozitën për dhunë. Edi Rama është i mësuar me dhunën. Tani që ka dështuar me çdo gjë, tani që as nuk shtiret dot se mund të qeverisë, ai po kërkon ta mbajë pushtetin me të njëjtën mënyrë: me dhunë dhe në aleancë me krimin. Sepse ai e di se, vetëm, nëse ka dhunë, vetëm nëse ka përplasje civile, ai do t’i shpëtojë gjykimit për vjedhjet dhe keqqeverisjen, për drogën dhe mbrojtjen ndaj krimit. Por plani i tij për dhunë ka dështuar. Shqiptarët e kanë kuptuar se dhuna i shërben Edi Ramës. Shqiptarët e dinë se përçarja është e keqja e të gjithëve. Opozita nuk vjen në pushtet me dhunë”, tha Basha./ Opinion.al

Pas